KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media
Politikë

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media

Kosova News
Kosova News 08:18 -10/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëvendosje do të mbajë sot një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, me fillim në orën 13:30. Ky subjekt politik nuk i ka bërë të ditura arsyet e thirrjes së konferencës.

Konferenca vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosveprim të deputetëve të Kuvendit deri më 30 shtator. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke komentuar këtë vendim, të dielën tha se janë plot 18 ligje që prej më shumë se 9 muajsh presin vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese
.
Ai kritikoi vonesën e kësaj gjykate, duke theksuar se për kërkesat e Listës Serbe ajo merr vendim brenda 25 ditëve, ndërsa për ligjet e tjera nuk ka përgjigje, duke kështu bllokuar 120 deputetë dhe penguar punën e Kuvendit.

Kurti theksoi se, ndërsa Qeveria punon çdo ditë për qytetarët, Gjykata po vonon dhe bllokon reforma jetike, me pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën shqiptare, e cila, sipas tij, me vetëm 5 deputetë nga 52 që guxuan të votojnë për Nenad Rashiqin, tregoi mungesë kuraje për të sfiduar Listën Serbe. “Ata votojnë me zell kundër Albulenës, por jo kundër Listës Serbe. Kjo është e pafalshme politikisht,” tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes nënvizoi se Kosova është një republikë demokratike dhe shoqëri multi-etnike, me 92% shqiptarë dhe 8% pakica, të cilëve u shërbehet pa dallim. Megjithatë, sipas tij, duhet bërë dallimi mes atyre që punojnë për integrimin e Kosovës, si Nenad Rashiqi, dhe atyre që mbajnë peng institucionet, si Sllavko Simiqi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News 10/09/2025 10/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?