KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit
Siguri

Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:41 -10/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Punimet për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër po vazhdojnë në mënyrë intensive për bashkimin e Komunës së  Mitrovicës së Jugt me Mitrovicën e Veriut, dy komuna këto që  deri para shpalljes së pavarësisë zyrtarisht njihej si qyteti i Mitrovicës, ndërsa u nda në dy komuna me pakon e Ahtisarit.

Ndërtimi i urave po mirëpritet nga shumica e komunitetit shqiptar dhe të pakicave të tjera joserbe ndërkohë që partia Lista Serbe e cila kontrollohet nga presidenti serb Aleksander Vuçiq organizoi peticion për ndalimin e ndërtimit të këtyre urave ku u  mblodhen gjithsejt  3600 nënshkrime, një shifër larg më e vogël se numri i banorëve që jetojnë në ate pjesë.

Edhe përkundër këtyre skenarëve për tentimin e ndalimit të ndërtimit të urave ky proces po vazhdon në mënyrë këmbëngulëse si nga ana e autoriteteve lokale po ashtu edhe Qeverisë së Kosovës.

Por si duket ndërtimi i urave po i pengon Prokurorisë Speciale dhe udhëheqësit të saj kryeprokurorit Blerim Isufaj…

Sipas burimeve ekskluzive të portalit KosovaNews brenda Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale ka autorizuar njesinë e policisë për hetimin e krimeve ekonomike  për hetimin e gjithë procesit të ndërtimit të urave të reja që lidhin brigjet e Ibrit.

Burimet thonë se autorizimi për hetim i është dhënë një prokurori të speciales me urdhërin e kryeprokurorit Blerim Isufaj. Është e habitshme ngutia e Prokurorise Speciale per t’i hetuar urat pikërisht në këtë moment delikat?!

Kujtojmë se ishte pikërisht kryeprokurori Blerim Isufaj i cili jo më larg se para dy vitesh kishte pranuar publikisht se ishte ai që i kishte hequr urdhërarrestin kryeterroristit Milan Radojçiq.

“Unë e kam dhënë pëlqimin, pa miratimin tim s’kish mujt me ndodhë, arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”, kishte deklaruar Isufaj pas pyetjes që i kishte bërë gazetari i KosovaNews , në konferencën e fundvitit të organizuar nga PSRK-ja me 29 dhjetor 2023.

Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj e pranon se ia hoqi urdhërarrestin kriminelit e terroristit, Milan Radoiçiqit – Nuk i tregon arsyet (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një

Jeton Sopa 10/07/2025 10/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?