Komuna e Prishtinës përmes profilit zyrtarë, ka njoftuar se nga data 08 deri më 12 gusht do të vazhdojë fazën e instalimit të njehtësohrëve në lagjen Ulpiana.
Në njoftim kërkohet nga qytetarët që t’i hapin dyert për ekipet e autorizuara, nëse nuk jeni në shtëpi ju duhet të kontaktoni në 080099000 në mënyrë që të mos humbisni rastin për përfitimin e pajisjeve të reja.
Faza e instalimit do të bëhet sipas këtij plani:
Ulpiana D1 Hyrjet H1 deri H10
Ulpiana D6 Hyrjet H1 deri H6
Ulpiana D7 Hyrjet H1 deri H3
S11 Hyrjet H1-H2
S12 Hyrjet H1-H2
p+4s Hyrjet H1 deri H3
E32 Hyrja H1
Llesna Hyrjet H1 deri H5
U1 Hyrjet H1 deri H9


