KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Schmidt pezulloi fondet buxhetore të partive politike të Republikës Serbe
Rajon

Schmidt pezulloi fondet buxhetore të partive politike të Republikës Serbe

Kosova News
Kosova News 16:02 -24/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ndaloi sot të gjitha fondet buxhetore për financimin e partive politike SNSD dhe “Ujedinjena Srpska”, të cilat ishin të destinuara për të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Siç deklaroi ai, fondet do të ndalohen dhe do të kalohen në një llogari të veçantë në Bankën Qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Me këtë vendim mbështeten përpjekjet e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u përballur me sulmet e koalicionit qeverisës nga Republika Serbe kundër parimeve themelore dhe rendit kushtetues të BiH. Udhëheqësia e Ujedinjena Srpska dhe e SNSD-së janë në krye të këtyre veprimeve. Ato veprime janë në kundërshtim me respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit”, tha ai.

Diplomati gjerman shtoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnjës dhe Hercegovinës janë të padiskutueshme, shkruan klix.ba.

“Të dy entitetet dhe Brçko kanë të drejta që janë të garantuara nga Marrëveshja e Dejtonit. Por, këto të drejta kërkojnë respektimin e Dejtonit dhe të demokracisë. Udhëheqësia e SNSD-së dhe e Ujedinjena Srpska po nxisin institucionet e Republika Serbe dhe qytetarët e saj të kryejnë vepra penale, duke u kërcënuar me ndëshkim nëse nuk i binden. Qytetarët e RS-së kanë të drejtë të vendosin vetë për veten. Ata po kërcënohen me ndjekje penale nëse nuk sillen në përputhje me presionet”, shtoi ai.

Siç tha më tej, “në Bosnje dhe Hercegovinë nuk na duhen kështjella, dhe ata që mendojnë se na duhen, nuk po punojnë për të ardhmen e këtij vendi”.

“Sipas Kodit Penal, çdo mosrespektim i këtij vendimi që kam marrë sot, i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kur këto parti të tregojnë respektim ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, do ta rishqyrtoj këtë vendim. Veprimet kundër Dejtonit kanë pasojat e tyre. Respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit nuk është çështje zgjedhjeje. Pasdite do të shkoj në kampin Butmir ku do të takohem me komandantin e EUFOR-it”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 24/04/2025 24/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?