KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kallas do të takojë ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Politikë

Kallas do të takojë ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kosova News
Kosova News 15:36 -12/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, mbledh nesër në një darkë pune në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor. Të hënën, ndërkaq, sipas agjendës zyrtare të publikuar, Kallas, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, do të informojë lidhur me procesin  e dialogut Kosovë – Serbi, si dhe për vizitën që ajo pati në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. 

Të hënën, në Luksemburg, mbahet takimi i radhës i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Takimi fillon në mëngjes në orën 08: 00 dhe do të udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Pikë kryesore e takimit do të jetë agresioni rus kundër Ukrainës, derisa  ministrave të Jashtëm të BE-së do t’u drejtohet përmes një videokonference, ministri Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sybiha.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjithashtu, do të diskutojnë edhe raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të Këshillit Evropian, paraprakisht, të dielën më 13 prill, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do të ketë një darkë pune me 6 ministrat e Jashtëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në një darkë pune, ministrat e BE-së do të diskutojë lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm me partnerët nga Ballkani Perëndimor”, theksohet në agjendën e takimeve zyrtare të Këshillit Evropian.

“Vendet partnere të Bashkimit Evropian nga Ballkani Perëndimor janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Bashkimi Evropian mbështet perspektivën evropiane të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor. Shumë prej tyre tashmë janë në rrugë për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e reja anëtare”, theksohet në faqen e Këshilli Evropian.

Sipas agjendës, të hënën,  në rend dite të ministrave të Jashtëm të BE-së do të jetë edhe gjendja në Lindjen e Afërt, përfshirë krizën humanitare në Gaza dhe situatën në Siri. Gjithashtu, në rend dite janë edhe marrëdhëniet e BE-së me vendet afrikane.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 12/04/2025 12/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?