Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Kaja Kallas, është sot në Tiranë ku po mban një konferencë të përbashkët me kreu b e qeverisë Edi Rama, pas takimit në Kryeministri ku u firmos edhe marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë,
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se siguria është bërë një temë gjithnjë e më qendrore në politikën e BE, ndërsa ka sjellë në vëmendje një anketë të fundit që ka treguar mbështetje rekord për BE.
Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë si një reflektim të faktit se popujt e Europës tani më shumë se kurrë e ndjejnë luftën jo si një ngjarje të së shkuarës, por si një kërcënim real që kërkon unitet dhe forcimin e radhëve brenda BE-së.
“Siguria temë gjithmonë e më qendrore në jetën e përditshme dhe politikën e BE. Sikundër e kam ndarë edhe me publikun, në një anketë të fundit për popullaritetin e BE, rezulton se që nga 1983 mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, sepse popujt e Europës sot më shumë se kurrë e ndjejnë që lufta nuk është një film bardh e zi i së shkuarës dhe as një ngjarje spontane në kufijtë e Europës port një kërcënim real që Europa të shtrëngojë radhët.
Pjesë e këtij angazhimi është edhe BE”, u shpreh ai.