KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të zhdukurit në Lubeniq, Kurti: Historia e tyre do të mbetet trashëgimi e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj
Lajme

Të zhdukurit në Lubeniq, Kurti: Historia e tyre do të mbetet trashëgimi e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj

Kosova News
Kosova News 22:39 -07/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 7 prillin e vitit 1999 kur në afërsi të Lubeniqit 24 qytetarë u morën nga ushtria serbe dhe asgjë nuk dihet për ta.

Ai theksoi se më 7 prill të vitit 1999, në një zonë afër fshatit Lybeniq të Pejës, një grup ushtarësh serbë i zhdukën me dhunë 24 shqiptarë, prej të cilëve 11 civilë dhe 13 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“26 vite pas zhdukjes së tyre me dhunë, sot në fshatin Rashiq të Pejës, u zbulua një pllakë përkujtimore për memorializimin e këtyre 24 shqiptarëve: Hazir Bezeraj (1948), Januz Bezeraj (1939), Muhamed Bezeraj (1952), Abedin Shala (1980), Jeton Shala (1971), Nazmi Shala (1955), Sejdi Shala (1965), Selim Shala (1958), Valdet Shala (1981), Demë Shala (1954), Kushtrim Shala (1979), Agim Gjocaj (1957), Arben Gjocaj (1970), Lulzim Gjocaj (1973), Nazmi Gjocaj (1955), Selvete Gjocaj (1972), Syl Gjocaj (1976), Deli Bricori (1962), Bajram Velijaj (1976), Hasan Morina (1950), Rexhep Berisha (1962), Nebih Berisha (1970), Hazir Berisha (1948) dhe Avdi Berisha (1964)”, shkroi kryeministri në detyrë.

“Nga 7 prilli 1999 dhe deri më sot, ata rezultojnë të zhdukur dhe askush nuk ka arritur të gjejë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me ta. Serbia vazhdon t’i mbajë të paqasshme arkivat e ushtrisë dhe të policisë së saj, si dhe të refuzojë të bashkëpunojë plotësisht e për çdo rast për të dhënë informacione për të zhdukurit gjatë luftës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti thotë se të zhdukurit me dhunë të këtij rasti, si dhe të gjithë të rënët në rrugën e vështirë të popullit të Kosovës për liri, do të kujtohen përgjithmonë.

“Historia e tyre do të mbetet trashëgimi e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Lavdi!”, ka përfunduar ai.

Gjithashtu lexoni:

ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi

Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Kosova News 07/04/2025 07/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
ATK inspekton 29 biznese në rajonin e Mitrovicës, në 27 prej tyre evidenton parregullsi
15:04 -24/07/2026
Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?