KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Oda e Arkitektëve alarmohet pas tragjedisë në Veternik: Siguria e punëtorëve, prioritet urgjent
Lajme

Oda e Arkitektëve alarmohet pas tragjedisë në Veternik: Siguria e punëtorëve, prioritet urgjent

Kosova News
Kosova News 21:09 -05/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e thellë për dy ngjarjet tragjike të ndodhura së fundmi në lagjen Veternik, ku humbi jetën një punëtor ndërtimi dhe u shemb dheu në një kantier tjetër, duke lënduar disa persona, përcjell KosovaNews.

Në një deklaratë për media, Oda e Arkitektëve thekson se këto aksidente të përsëritura janë tregues alarmantë të mungesës së sigurisë në sektorin e ndërtimit, duke e cilësuar atë si një nga sektorët me risk më të lartë për jetën e punëtorëve.

“Humbja e jetës dhe rrezikimi fizik nuk duhet të konsiderohen kosto të pranueshme të punës,” thuhet në deklaratë.

Oda ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e punëtorit të ndjerë dhe solidaritet me të lënduarit dhe familjet e tyre, duke e konsideruar këtë një thirrje të fortë për përgjegjësi dhe rishikim rrënjësor të menaxhimit të sigurisë në ndërtimtari.

Në deklaratë, Oda e Arkitektëve kërkon nga organet kompetente:

Hetimin transparent dhe të përgjegjshëm të rrethanave të këtyre ngjarjeve.
Rritjen e ndjeshme të prezencës dhe kontrollit të Inspektoratit të Punës në kantierë, me veprime të pakompromis ndaj shkeljeve të standardeve të sigurisë.
Trajtimin e sigurisë si prioritet absolut nga kompanitë ndërtuese, përmes zbatimit të masave mbrojtëse dhe trajnimeve të vazhdueshme për punëtorët.
Rritjen e përgjegjësisë dhe mbikëqyrjes profesionale në të gjitha hallkat e zinxhirit ndërtimor.

Oda u ka bërë thirrje edhe punëtorëve të ndërgjegjësohen dhe të kërkojnë kushte të sigurta pune dhe trajnime profesionale, duke theksuar se siguria është e drejtë bazë dhe detyrim ligjor e moral, jo privilegj.

“Oda e Arkitektëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë përmes mekanizmave të saj në ngritjen e kulturës së sigurisë, edukimit profesional dhe bashkëpunimit me institucionet përkatëse, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten,” përfundon deklarata./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në Veternik, policia jep detaje

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Kosova News 05/04/2025 05/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme
12:18 -24/07/2026
Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?