KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjendje alarmante në Ponushec të Gjakovës, prindërit i druhen një tjetër tragjedie
Lajme

Gjendje alarmante në Ponushec të Gjakovës, prindërit i druhen një tjetër tragjedie

Kosova News
Kosova News 20:44 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fshatin Ponushec të Gjakovës, objektet e dëmtuara nga lufta, e të braktisura prej më shumë se 20 vjetësh, janë shndërruar në hapësira lojërash për fëmijët. E, banorët thonë se ato paraqesin rrezik të përhershëm dhe druajnë nga ndonjë tragjedi. Autoritetet nuk i kanë rrënuar, ndonëse për këtë banorët kanë bërë thirrje të vazhdueshme
Objektet që serbët i bënë rrënoja gjatë luftës, janë kthyer në ambiente lojërash për fëmijët e fshatit Ponushec të Gjakovës.

Banorë të fshatit thonë se ato paraqesin rrezik të përhershëm, dhe se mund të bëhen burim tragjedish nga çasti në çast.

Valdet Sadrija që banon në këtë fshat, thotë se është i shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tij, të cilët i frekuentojnë këto hapësira.

“Këto objekte paraqesin rrezikshmëri jashtëzakonisht të lartë, sepse fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që u paraqitet këtu dhe shumë herë lëvizin ose lozin në këto hapësira. Para disa ditësh ka qenë në vizitë edhe KFOR-i, i cili ka bërë vendosjen e disa shiritave dhe po shihen që shiritat janë larguar, dhe është fakt që fëmijët veç i kanë vizituar këto vende”, ka thënë ai.

E, Ismet Sadrija, një tjetër banor, ka theksuar meqë këto ndërtesa ndodhen pranë shkollës së re që po ndërtohet, rreziku rritet meqë frekuentimi i fëmijëve mund të jetë më i madh.

“Tashti është shkolla duke u ndërtuar e për momentin nxënësit janë duke vijuar mësimin në një shkollë tjetër, mirëpo sa ka qenë shkolla këtu vazhdimisht kanë qenë nxënësit edhe që kanë qenë me të vërtet në rrezik. Vetëm Zoti i ka ruajtur”, ka thënë ai.

Ky banor ka theksuar se problemi është që nga paslufta, e ankesa kanë bërë vazhdimisht tek institucionet.

“Ankesat janë bërë ndër vite. Pretendimi i zyrtarëve komunalë që nuk ka pasur ankesa nuk qëndron se kemi edhe dëshmi. Përgjigjja e tyre ka qenë se nuk kanë kompani përkatëse për rrënimin e këtyre objekteve”, ka thënë Sadrija.

Për këto ndërtesa që i përkisnin Kooperativës Bujqësore, e ku pati sallë sportive dhe bibliotekë, Halil Ahmeti, kryetar i bashkësisë lokale ka thënë se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme, Komuna e Gjakovës nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

“Rreziku ka qenë potencial vazhdimisht për fëmijët aty. Shkolla ka qenë afër aty, tani po ndërtohet e reja aty e janë edhe disa objekte tjera aty. Unë ju bëj thirrje: sa nuk ka ndodh ndonjë rast sikur ai në Jabllanicë, shumë rast i dhimbshëm, të ndërmerret diçka se nuk është shumë kosto e lartë”, ka thënë Ahmeti.

Muajin e shkuar, tre fëmijë kanë vdekur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër. Sipas Policisë, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 13 vjeç – kanë qenë brenda kur janë zënë nga pllaka. Majori i Policisë, Milazim Lumi ka thënë se objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Prej këtij rasti është rritur alarmi se tragjedi të ngjashme mund të ndodhin, në objekte të dëmtuara gjatë luftës e që akoma ngelen në këmbë.

Pranush Komani udhëheq sektorin për siguri dhe emergjenca civile në Gjakovë. Ai thotë se e ka marrë postin së fundmi dhe se tani është rikrijuar një komision që do të shqyrtojë mundësinë e rrënimit të objekteve.

“Ne e kemi verifikuar dhe e kemi përcjell lëndën kompletë në raport dhe ia kemi përcjellë komisionit i cili është përgjegjës për të bërë vlerësimin e objekteve publike dhe private. Pas daljes në terren nga ana e komisionit ne e bëjmë raport për secilën kërkesë e secilin rast. Mandej veprohet sipas rastit sepse në prona private ne nuk mundemi bo intervenim ose demolim të objektit pa lejen e pronarit”, ka thënë Komani.

Komuna e Gjakovës nuk ka të dhëna mbi numrin e objekteve të vjetra dhe të pabanuara në qytet, por në këtë institucion thanë se janë pranuar shumë ankesa nga banorët, sidomos pas tragjedisë në Jabllanicë.

As në nivel shteti, nuk ka të dhëna për numrin e përgjithshëm të këtyre objekteve. Por, në kryeqytet ndodhen rreth 60 të tilla.

Gjithashtu lexoni:

Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Avokati Berisha thotë se Agon Zejnullahu nuk është ngufatur nga policia

Drejtoresha e BIRN-it, Jeta Xharra, inicon padi për shpifje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Prokuroria Speciale konfirmon raportin e KosovaNews se po hetohet kontrata për urat e reja mbi Ibër

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?