KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama kërkon prej transportuesve nga Podujeva të respektojnë vendimin e komunës
Lajme

Rama kërkon prej transportuesve nga Podujeva të respektojnë vendimin e komunës

Kosova News
Kosova News 17:32 -14/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së shoferëve të autobusëve nga Podujeva, të cilët kundërshtojnë vendimin për linjat ndërurbane.

Rama ka theksuar se ky vendim është zbatuar nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës dhe se ka për qëllim përmirësimin e trafikut në kryeqytet.

Sipas Ramës, vendimi kërkon që linjat ndërurbane të përdorin rrugët rajonale dhe të kenë si pikëndalimi Stacionin e autobusëve, duke shmangur qarkullimin e autobusëve ndërurbanë brenda Prishtinës.

“Kemi pritur disa herë përfaqësuesit e linjave nga Podujeva dhe jemi dakorduar që autobusat e tyre të ndalojnë te Stacioni i autobusëve. Po ashtu jemi dakorduar që Inspektorati i Prishtinës do të kujdeset për largimin e taksive ilegale në rrugën ‘Ilir Konushevci’, që po dëmtojnë operatorët e Podujevës”, ka shkruar Rama, i cili ka bërë thirrje që të respektohet vendimi, duke theksuar se mosrespektimi sjell pasoja ligjore, përfshirë gjobat policore.

Ky është postimi i plotë i tij:

Protestuesit nga Podujeva duhet të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat nga qytetet tjera të Kosovës!

Me vëmendje po përcjell protestën e shoferëve të autobusëve nga Podujeva, të cilët po protestojnë para objektit të komunës kundër vendimit për linjat ndërurbane, vendim i cili është zbatuar dhe respektuar në vazhdimësi nga linjat ndërurbane që vijnë nga Drenasi, Peja, Gjakova, Mitrovica, Ferizaj dhe qytete të tjera.

Ky vendim kërkon që linjat ndërurbane të përdorin rrugët rajonale dhe të kenë si pikë ndalimi “Stacionin e autobusëve”. Deri tani, autobusët nga Podujeva kanë qarkulluar edhe brenda kryeqytetit, gjë që ka rënduar trafikun dhe ka ndërhyrë në kompetencat e trafikut urban, i cili është përgjegjës për shërbimet e trafikut brenda Kryeqytetit.

Bashkë me ekipin tim kam pritur disa herë përfaqësuesit e linjave nga Podujeva dhe jemi dakorduar që linjat nga Podujeva do të ndalojnë tek “Stacioni i Autobusëve”, ndërkohë që Inspektoriati i Prishtinës do të kujdeset për largimin e taksive ilegale në rrugën “Ilir Konushevci”, që potencialisht po dëmtojnë operatorët nga Podujeva.

Prandaj, ftoj protestuesit që të respektojnë vendimin për të cilin jemi dakorduar në takimet tona – ashtu siç bëjnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës.

KY VENDIM

Përveç tjerash, ndihmon për të ulur ngarkesën e trafikut në rrugën hyrëse dhe dalëse të rrugës “Ilir Konushevci”, e njohur si rruga te “Xhamia e Llapit”.

Me këtë reformë, qytetarët nga e gjithë Kosova do të mund të udhëtojnë brenda kryeqytetit për vetëm 80 centë në ditë, duke përdorur një biletë të përbashkët për të gjitha linjat e transportit publik.

Me këtë reformë, qytetarëve të Podujevës dhe të gjithë Llapit u sigurohet parkimi në “Kodër të Trimave”, ku mund të lënë automjetet dhe të përdorin transportin urban për t’u lidhur me pjesët e tjera të qytetit.

Mosrespektimi i vendimit ka sjell pasoja ligjore, përfshirë gjobat e vendosura nga Policia e Kosovës. Vendimet merren për të mirën e përgjithshme të qytetarëve dhe unë i ftoj protestuesit të respektojnë këto vendime për të siguruar një kryeqytet më të organizuar dhe më të sigurt për të gjithë.

Gjithashtu lexoni:

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet

Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit

Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit

Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë

Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë

Kosova News 14/03/2025 14/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet
09:08 -29/07/2026
Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje
08:50 -29/07/2026
Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim
08:48 -29/07/2026
Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?