KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja refuzon vendimin e PZAP-së për rivlerësimin e votave me postë, të shpallura të pavlefshme
Politikë

KQZ-ja refuzon vendimin e PZAP-së për rivlerësimin e votave me postë, të shpallura të pavlefshme

Kosova News
Kosova News 16:02 -06/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 4 vota për, 3 abstenime u refuzua rekomandimi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kishte rekomanduar KQZ-në që të vendosë për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës, me qëllim që të rivlerësohen dhe të numërohen të gjitha fletëvotimet që janë shpallur të pavlefshme, në përputhje me vendimin e PZAP-së, ku të njëjtat pastaj, do të hyjnë në rezultate për subjektet politike dhe për kandidatët.

Në arsyetimin e tij para anëtarëve të KQZ-së, kreu i Sekretariatit, Besnik Buzhala tha se ky rekomandim vjen pas vendimit të PZAP-së e që lidhet me ankesën e subjektit politikë, Lëvizja Vetëvendosje lidhur me rreth 15 fletëvotime të shpallura të pavlefshme në QNR, për çka PZAP-ja ka urdhëruar KQZ-në që t’i përfshijë në rezultatin përfundimtar.

“Këto 15 fletëvotime përbëjnë gjithsej 11 vendvotime e që të përfshira janë në gjithsej 6 komuna, Deçan, Gjakovë, Dragash, Klinë Gjilan e Kaçanik. Lidhur me këtë duke u mbështetur në vendimin e PZAP-së për këtë lloj të pavlefshmërisë së fletëvotimeve, sekretariati i KQZ-së i rekomandon KQZ-së të marr vendim  t’i hapë të gjitha kutitë e votimit përmes postës me qëllim që të vlerësohen fletëvotimet të cilat janë shpallur të pavlefshme”, tha gjatë arsyetimit të tij Buzhala që tregoi se bëhet fjalë për 1631  fletëvotime.

Por kundër këtij propozimi ka dalë Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja që tha se ky rekomandim nuk duhet të mbështetet.

“PZAP-ja askund nuk ka thënë se mundet të aplikohet për raste të ngjashme analoge. Ju keni bërë një kërkesë hipotetike për të cilën nuk do të duhej të vinte nga ju. Për më shumë, po flasim për disa fletëvotime të cilat siç e kemi parë të gjithë, është një dorë dhe një printer. Është shabllon i njëjtë i të gjitha fletëvotimeve që janë burim nga një printer. Unë e kam thënë nga fillimi i votimit, në diasporë është i kontaminuar procesi, ashtu siç edhe tash kemi ankesa të ndryshme të subjekteve politike. Prandaj, unë jam për të respektuar vetëm vendimin e PZAP-së për fletëvotimet konkrete për të cilat ka thënë se duhet të validohen. Asnjë kuti tjetër pa vendim të PZAP-së e Gjykatës Supreme jam kundër të hapet, sepse është situatë hipotetike”, tha ai.

Por për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës ka dalë Vetëvendosje. Sami Kurteshi madje ai ka ftuar prokurorinë të merret edhe me raste të tjera të dyshimta.

“Ne kemi një vendim të PZAP-së, parimor, në aspektin procedural e objektiv që thotë se PZAP-ja ka vlerësuar se QNR-ja gabimisht ato fletëvotime kanë shpallur të pavlefshme. Bëhet fjalë për fletëvotime të cilat nuk kanë qenë të shtypura mirë, ose në fund ose në fillim. Ajo që konstaton PZAP-ja thotë këto janë të vlefshme pasi që është ditur qëllimi i votuesit. Kjo është precedent nëse vetëm për një fletëvotim të një kategorie kjo vlen për të gjitha. Në këtë aspekt, unë e miratoj rekomandimin e Sekretariatit. Unë e ftoj prokurorinë që rastet e tilla jo vetëm këto, bile këto hiq se hiq, ka me mijëra dhe procesi është i lënduar, sigurisht edhe për ato hapet çështje dhe besoj se organet do të ndërmarrin diçka. Sa i përket kësaj çështjeje, mendoj se duhet të nxirren të gjitha fletëvotimet e pavlefshme e të shikohen një nga një”, tha ai.
 

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Kosova News 06/03/2025 06/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Stones i bashkohet Interit
20:43 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?