Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca theksohet se ata kanë diskutuar për ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Ata kanë folur edhe për çështje të sigurisë.
“Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.


