Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet federale të Gjermanisë. Ai ka uruar edhe specifikisht Friedrich Merz, i cili pritet të jetë kancelar i ardhshëm.
Kurti ka thënë se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.
“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kurti.


