KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon numërimi, secili kandidat tashmë e di sa vota i ka
Politikë

Përfundon numërimi, secili kandidat tashmë e di sa vota i ka

Kosova News
Kosova News 19:54 -22/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë dhe ka verifikuar votat për subjektet politike në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Nga numërimi i këtyre votave, deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka 40.90 % të votave si subjekt, ndërsa kandidati për kryeministër Albin Kurti ka marrë 290 mijë e 729 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekura Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla Schwarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila e Arben Vitia.

Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, deri tani ka 22.03 % të votave, ndërsa kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza numëron 164 mijë e 368 vota. Pas tij, me më së shumti vota janë renditur Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Jakup Nura e Nait Hasani.

Lidhja Demokratike e Kosovës pa votat e diasporës dhe ato me kusht e ato të personave me nevoja të veçanta ka 17,64 % të votave, ndërsa kandidati i saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deri tash ka marrë 126 mijë e 280 vota, ndërsa 10 më te votuarit te kandidatët për deputetë të LDK-së janë, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Armend Zemaj dhe Gazmend Muhaxheri.

Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë kanë arritur t’i fitojnë 7,46 %, ndërsa kandidati i koalicionit për kryeministër, Ramush Haradinaj, numëron 42 mijë e 658 vota. Në listën më të votuar të kandidatëve për deputetë nga koalicioni i tyre janë Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbëreshë Krasniqi, Vesel Krasniqi, Ardian Gjini dhe Arbër Tolaj.

Siç ka njoftuar KQZ, javën e ardhshme do të nisë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora që janë diku 10 % e gjithë numrit të atyre që kanë votuar në këtë proces zgjedhor.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 22/02/2025 22/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?