KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rashiq i hapur për bashkëpunim me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvend
Politikë

​Rashiq i hapur për bashkëpunim me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvend

Kosova News
Kosova News 13:57 -15/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Nenad Rashiq, thotë se është i hapur për të bashkëpunuar me këdo që krijon shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Ai deklaron se kontakti i parë për koalicion do të jetë partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, por shton se s’ka asnjë kufizim edhe për partitë e tjera. Përkitazi me këtë, Rashiq, i cili është ministër aktual për Komunitete dhe Kthim, thekson se preferon më shumë një qeveri stabile që ka numra të qëndrueshëm në legjislativ.

Rashiq në një intervistë për KosovaPress, thotë se është i gatshëm të bisedojë me secilin që krijon shumicën parlamentare në Kuvend.

“Kontakt kemi pasur (me kryeministrin Kurti) por nuk kemi biseduar për këto (koalicionin) por për disa çështje më shumë teknike. Unë normalisht adresa e parë sa i përket bisedave pas numërimit të votave, do të jetë zotëri Kurti. Kjo është normale se dy-tri vitet e fundit bashkëpunoj me atë. Mirëpo s’kam asnjë kufizim me partitë të tjera, veçanti ata me të cilët unë njihem personalisht, pasi kamë 20 vjet në politikë. Unë njihem me krejt çka janë në skenën politike dhe nuk do të bëjë ndonjë limitim që të bisedojë me një parti, por përkundrazi do të bisedojë me krejt partitë të tjera”, thekson Rashiq.

Rashiq thekson se Kosovës i duhet një qeveri më stabile, e cila sipas tij, do të ketë vota të mjaftueshme në Kuvend, pasi do të ketë nevojë të merren edhe vendime të rënda për vendin.

Ai përmend dialogun me Serbinë, statutin e Asociacionit, relacionet me aleatët si çështjet primare të qeverisë së ardhshme.

“Në mënyrë strategjike unë kisha preferuar një qeveri më stabile, e cila do të mund të merret me problematikat që na vijnë. Në veçanti siç janë çështjet me marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtarë, Brukselin, statuti i Asociacioni si dhe çdo element tjetër që ka fokusin e vet dhe të drejtat e pakicave. Në veçanti tani edhe kur jemi në procesin e vëzhgimit të Këshillit të Evropës, i cili është shumë rigoroz dhe aty nëse mund të kombinojmë një qeveri stabile…Stabile është që të kemi më shumë vota ndoshta ndonjë herë edhe vendime të rënda që duhet të marrim”, deklaron Rashiq.

Në anën tjetër, Rashiq flet edhe për protestat e vazhdueshme të studentëve në Serbi, ku sipas tij, atje po ndodh një revolucion dhe është çështje muajsh fundi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“(Vuçiq) Po i vjen fundi vetëm nuk mundem me thënë se cilin muaj. Është çështje e muajve, pasi atje është duke ndodhur një revolucion i të rinjve, i cili është kaq i fuqishëm që unë nuk kam pritur të shoh një gjë të tillë. Prandaj, unë jam shumë optimist sa i përket gjendjes së serbëve në tërë territorin e ish-Jugosllavisë kudo që janë që të ndryshohet dhe normalizohet me përfundimin e karrierës politike të këtij presioni që vetveten e quan president. Ai është president rastësisht dhe shumë shpejt do t’i jepet fundi”, përfundon Rashiq.

Partia e Rashiq, bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka fituar 3960 vota, të cilat përkthehen në një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq partia tjetër nga komuniteti serb në Kosovë, Lista Serbe ka fituar 38 mijë e 83 vota, apo nëntë deputetë në Kuvend.

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Kosova News 15/02/2025 15/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?