Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.
Në këtë takim, siç njofton kryeministria, i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Frangeš e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se subjekti ynë është fituesi i zgjedhjeve dhe presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve”, citon komunikata, zëvendëskryeministrin Bislimi.
Në vijim, siç bëhet e ditur, nikoqiri e mysafiri diskutuan edhe për situatën në rajon dhe procesin e dialogut, për çka zëvendëskryeministri Bislimi ka shprehur nevojën për qasje të balancuar ndaj palëve në mënyrë që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.


