Duke u shprehur i nderuar nga pritja vëllazërore e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka deklaruar se ka marrë zotimin se sikur më parë Kosova do të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë nga autoriteti i presidentit Begaj, për të realizuar objektivat e përbashkëta, transmeton KosovaNews.
Përmes një postimi në facebook, ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka theksuar se me presidentin Begaj kanë diskutuar për punët e përbashkëta që realizuara gjatë kësaj periudhe dhe dinamikën e realizimit të projekteve tjera në proces.
“Shumë urime e ju priftë e mbara zotëri President!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.


