Sot Kuvendi i Zurich në Zvicër me shumicë e ka votuar kërkesën e pesë asamblistëve që t’i dhurojë Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, kontejnerë për mbledhjen e mbeturinave.
Kërkesa ekzekutivit të këtij qyteti i ishte bërë në mars të vitit të kaluar nga asamblistët: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Dafi Muharemi (SP), tre prej të cilëve janë me origjinë shqiptare.
Kërkesa për dhurimin e kamionëve për kompaninë “Pastrimi”, u votua nga 101 asamblistë.
Në një postulat drejtuar ekzekutivit të qytetit të Zurihut, pesë asamblistë, tre prej tyre me rrënjë shqiptare, ata kishin kërkuar shqyrtimin e mundësisë që automjetet (kamionët) për grumbullimin e mbeturinave ose automjetet e tjera komunale që nuk janë më të nevojshme t’i dorëzohen qytetit të Prishtinës, pa pagesë ose me kosto të ulët.
Asamblistët: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamüprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Dafi Muharemi (SP) në tekstin e postulatit të tyre kanë shkruar se qyteti i Cyrihut po rinovon parkun e tij të automjeteve për grumbullimin e mbeturinave duke kaluar në automjete pa emetim gazrash.
“Ashtu si kompozicionet e vjetra të tramvajit, disa prej të cilave po dërgohen në Ukrainë, kërkohet që automjetet e mbeturinave që nuk janë më të nevojshme duhet t’i dorëzohen Prishtinës, përcjell albinfo.ch. Prishtina është një qytet në zhvillim në Kosovë që ka një lidhje të fortë me qytetin e Cyrihut. Diaspora e Kosovës ka një vend të përhershëm në qytetin e Cyrihut, ku vlerësohet se një në 30 banorë të qytetit (rreth 3%) janë me prejardhje nga Kosova.”, thuhet në kërkesë.
“Për një qytet si Prishtina që ndodhet në frymën e ndryshimeve dhe zhvillimit, edhe infrastruktura duhet të jetë në gjendje ta mbështesë këtë frymë. Kështu është edhe në Prishtinë, ku administrata e qytetit ka përmendur disa herë në mënyrë eksplicite se zhvillimi dhe zgjerimi i sistemit të grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës së saj. Qyteti i Cyrihut mund të japë një kontribut të thjeshtë, të synuar dhe me kosto efektive në forcimin e infrastrukturës dhe çështjeve komunale të Kosovës si dhe ndërtimin dhe mbajtjen e një partneriteti konkret”, thuhet në fund të tekstit të postulatit. të nënshkruar nga asamblistët në fjalë.


