KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
Lajme

Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut

Kosova News
Kosova News 16:04 -24/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme.

Në këtë aksion, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.

Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e quajnë studentët ndryshe, nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si: shkuarja në dyqane apo restorante, kinema, teatër e të tjera.

Studentët u kanë sugjeruar punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, “të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak”.

Më shumë se 200 kompani kanë konfirmuar më herët se do t’i pezullojnë operacionet, në solidaritet me studentët.

Mbështetje për studentët kanë ofruar figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.

Në të njëjtën ditë që po mbahet greva e përgjithshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, organizon një tubim në Jagodinë – qytet në Serbinë qendrore – në të cilin pritet të formohet “Lëvizja për popullin dhe shtetin”.

Kësaj lëvizjeje, siç ka thënë ai, do të mund t’i bashkohen të gjithë, pavarësisht përkatësisë partiake.

Në fokus të saj, sipas tij, do të jetë e ardhmja e Serbisë.

“Ky tubim nuk është kundër askujt, por tubim për t’i bashkuar të gjithë njerëzit e zgjuar dhe normalë në Serbi”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Autoritetet në Serbi pretendojnë se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes studentëve ka “mercenarë të huaj”.

Sipas tyre, këtë e dëshmon fakti se bllokadat e studentëve nuk ndalen, edhe pse kërkesat e tyre janë plotësuar – gjë që hidhet poshtë nga studentët.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Pesëmbëdhjetë minuta heshtje edhe në Mitrovicë të Veriut

Ndërkohë, në shumë qytete anembanë Serbisë janë mbajtur sot 15 minuta heshtje, për të nderuar 15 viktimat e Novi Sadit.

I njëjti aksion, me disa dhjetëra qytetarë, është mbajtur edhe në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Sërgjan Gjorgjeviq, i cili bëri thirrje që ky aksion të mbahet në shenjë solidariteti me studentët në Serbi, tha se në këto rrethana në Kosovë “nuk është e lehtë të shprehet mendimi, qëndrimi apo solidariteti”.

“Përkundër kësaj, ne jemi sot këtu”, tha ai.

Aksioni i 15 minutave heshtje është mbajtur para Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut, i cili funksionon në kuadër të Universitetit të Serbisë.

Para nisjes së aksionit, ky fakultet është distancuar nga organizimi i tij, ndërsa Parlamenti studentor u ka bërë thirrje studentëve në Serbi që të distancohen nga mbështetja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Ai që ju ka mbështetur, po na vret dhe po na dëbon”, thuhet, ndër të tjera, në deklaratë.

Aty theksohet se studentët në Kosovë kanë nevojë që “Serbia të jetë e fortë dhe e qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht – një vend me institucione të forta me sundim të ligjit, që ka mirëkuptim dhe miq si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim”.

Megjithatë, disa studentë të Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut janë distancuar nga kjo deklaratë, duke thënë se Parlamenti studentor nuk është mbledhur në ndonjë seancë dhe se deklarata e publikuar është “e turpshme dhe keqdashëse”.

Përndryshe, Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen vdekjeprurëse të strehës në Stacionin Hekurudhor të qytetit./REL

Gjithashtu lexoni:

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Kosova News 24/01/2025 24/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë
19:14 -11/07/2026
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
18:28 -11/07/2026
Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?