KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 1 janari ‘Pastrimi’ inkason faturat e amvisërisë në Prishtinë
Lajme

Nga 1 janari ‘Pastrimi’ inkason faturat e amvisërisë në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 12:10 -22/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e amvisërisë në Komunën e Prishtinës nga ky muaj faturat e  mbeturinave do t’i pranojnë nga Kompania  “Pastrimi”,  gjë të cilën nga viti 2018  deri me 31 dhjetor 2024  e ka bërë Komuna e Prishtinës. Drejtues të kompanisë “Pastrimi” kanë bërë të ditur, se kështu e parasheh rregullorja e re, ndërsa pritet që Komuna e Prishtinës  t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Kompania “Pastrimi” ka paralajmëruar se nga 1 janari ka filluar me inkasimin e faturave për klientët e amvisërisë, gjë të cilën deri tash e ka bërë Komuna e Prishtinës.


Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi, i tha Radio Kosovës se rregullorja e cila është ndryshuar në fund të vitit 2024, e parasheh që kjo kompani nga ky muaj të bëjë faturimin e mbeturinave për amvisërinë.


 “Të gjithë klientët në Komunën e Prishtinës faturat e amvisërisë nga data 1 janar të këtij viti do t’i paguajnë në Kompaninë “Pastrimi”.  Në fundvit rregullorja është korrigjuar nga Kuvendi Komunal dhe në bazë të kësaj rregulloreje që aktualisht është  legjitime, kjo përgjegjësi ka kaluar te Kompania “ Pastrimi”  dhe tani kompania jonë do të bëjë inkasimin”, tha ajo.


Në lidhje më këtë çështje, e cila ka krijuar paqartësi te qytetarët, nga Komuna e Prishtinës kanë theksuar se Ndërmarrja “Pastrimi”, bazuar në një vendim të miratuar nga Kuvendi Komunal në fund të vitit 2024, është përgjegjëse për faturimin e mbeturinave për qytetarët e amvisërisë nga 1 janari 2025.  


Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, në një përgjigjeje më shkrim për Radio Kosovën tha së  Komuna ka ngritur disa shqetësime mbi procesin e miratimit të këtij vendimi dhe se komuna është në proces të përgatitjes së një ankese në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Kuvendit Komunal.


“ Lidhur me çështjen e shpërndarjes së faturave nga Ndërmarrja “Pastrimi” dhe konfuzionin e krijuar te qytetarët, ju informojmë si vijon: Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar një vendim që i jep të drejtë Ndërmarrjes publike “Pastrimi” për të kryer inkasimin e mjeteve për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave të amvisërisë. Deri tani, ky proces është menaxhuar nga Komuna e Prishtinës, e cila ka mbledhur mjetet dhe ka kontraktuar ndërmarrjen për kryerjen e shërbimit. Megjithatë, komuna ka ngritur disa shqetësime të bazuara ligjërisht mbi procesin e miratimit të këtij vendimi. Lidhur me këtë, komuna ia ka adresuar një ankesë MAPL-së, mirëpo deri tani nuk kemi marrë përgjigje nga kjo ministri.

Në vend të saj, kemi marrë një përgjigje nga Ministria e Ambientit, të cilën e kontestojmë për shkak të mospërputhjeve që kemi identifikuar me dispozitat ligjore dhe kushtetuese“, theksoi ai
Brestovci thotë se  aktualisht, Komuna është në proces të përgatitjes së një ankese për në Gjykatën Kushtetuese, duke konsideruar se ka shkelje të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore në këtë proces.


“Presim që Gjykata të vendosë për pezullimin e vendimit të Kuvendit Komunal dhe kthimin e situatës në praktikën e mëparshme, ku Komuna e Prishtinës kryen inkasimin e mjeteve dhe më pas kontrakton ndërmarrjen për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave. Në ndërkohë, Ndërmarrja “Pastrimi” ka filluar me shpërndarjen e faturave bazuar në vendimin e kontestuar duke krijuar kështu konfuzion te qytetarët. Komuna mbetet e përkushtuar për të siguruar që ky proces të rregullohet në përputhje me ligjin dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve”, ka theksuar Brestovci, për Radio Kosovën. të menaxhuar nga Komuna e Prishtinës, e cila ka mbledhur mjetet dhe ka kontraktuar ndërmarrjen
Për menaxhimin më të mirë të mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka ndryshuar rregulloren e cila parasheh që përmes tenderit që aktualisht është i hapur, të angazhojë edhe pesë operatorë privatë për grumbullimin e mbeturinave. Sipas drejtuesve të komunës, kjo ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit të mbeturinave në këtë komunë nga Kompania” Pastrimi”. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova News 22/01/2025 22/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?