Një ndërtesë në lagjen Kalabria të Prishtinës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar një situatë emergjente që ka kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të policisë dhe zjarrfikësve.
Sipas raportimeve, evakuimi i banorëve nga ndërtesa është duke vazhduar, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke punuar.

Ndërkohë, organet kompetente ende nuk kanë ofruar një përgjigje zyrtare për shkakun e zjarrit, dhe për momentin nuk ka informacion të qartë nëse ka të lënduar.


