KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A do të ketë energji elektrike për festa? KESCO del me deklaratë
Ekonomi

A do të ketë energji elektrike për festa? KESCO del me deklaratë

Kosova News
Kosova News 14:34 -31/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

KESCO ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 50 milionë euro vetëm gjatë muajit dhjetor, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë për të gjithë konsumatorët, përfshirë edhe gjatë festave të fundvitit.

Duke pasur parasysh rritjen e konsumit, i cili këtë vit ka arritur deri në 1500 MW, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve për të kursyer energjinë elektrike aty ku është e mundur. Në veçanti, ngrohja me energji elektrike mbetet një ndër faktorët kryesorë të mbingarkesave në rrjetin elektroenergjetik.

Për të garantuar një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë, kursimi i energjisë elektrike është jetik, sidomos gjatë periudhave të pikut të konsumit.

Për të qenë pranë konsumatorëve tanë edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, KESCO ka aktivizuar ekipe shtesë në Qendrën e Thirrjeve, të gatshme për të ofruar përgjigje të shpejtë dhe për t’ju informuar mbi çdo situatë të mundshme në rrjet.

KESCO falënderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm. Po ashtu, apelon që të kontribuohet në kursimin e energjisë dhe, aty ku është e mundur, të përdoren alternativa të tjera për ngrohje, si sobat me dru apo ngrohësit me pelet.

Kursimi i energjisë është thelbësor për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm dhe për të kaluar së bashku sfidat e dimrit.

KESCO ju uron një Vit të Ri të lumtur dhe të begatë, pranë familjeve tuaja.

Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 31/12/2024 31/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?