KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eurodeputeti austriak: Shteti serb po i mbron kriminelët
Lajme

Eurodeputeti austriak: Shteti serb po i mbron kriminelët

Kosova News
Kosova News 20:16 -19/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, duke komentuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit thotë se grupe të caktuara kriminale kanë për qëllim të përhapin pasiguri në pjesën veriore të Kosovës. Ai mes tjerash ka folur edhe për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku thotë se qëllimi ishte te shpërthente një luftë civile. Waitz shprehet kritik ndaj Serbisë që nuk po i dënon përgjegjësit e sulmeve. Këto deklarata ai dha ekskluzivisht për Tëvë1.

Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në veriun e Kosovës shkaktoi dëme të mëdha në infrastrukturën jetike, mirëpo më e keqja u parandalua nga institucionet e vendit.

Mirëpo, eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë për Tëvë1 së në veriun e Kosovës ka grupe të caktuara kriminale që sipas tij kanë për qëllim të përhapin sa më shumë pasiguri.

“Ky kanal jo, vetëm që i shërben shumicës së popullsisë me ujë të pijshëm, por është shumë i rëndësishëm edhe për burimet energjisë. Pra ishte një sulm i pajustifikueshëm që në shikim të parë duket se ishte i organizuar nga bandat kriminale. Gjatë periudhës së fundit kanë ndodhur shumë sulme në pjesën veriore. Qëllimi i grupeve të caktuara kriminale është që të përhapin pasiguri dhe ndarje për të krijuar polarizim”, tha eurodeputeti Waitz.

Diplomati austriak, sulmin në Ibër-Lepenc e ndërlidhë me zhvillimet e brendshme politike në Serbi.

Ai thotë se sa herë që Vuçiq është në një pozitë të vështirë diçka e papritur ndodh në Kosovë për ta larguar vëmendjen e serbëve.

“Edhe pse akoma nuk mund të dëshmohet, duhet thënë se ky sulm ndërlidhet me trazirat e brendshme në Serbi. Sa herë që Vuçiq është në një pozitë të keqe atëherë papritmas diçka ndodhë në Kosovë. Me këtë Vuçiq ka për qëllim të shkëpusë vëmendjen e popullatës nga problemet e brendshme të demokracisë serbe tek çështjet e Kosovës. Por, natyrisht që duhet të priten hetimet e plota për të kuptuar më shumë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Është shumë e rëndësishme që ka trupa ndërkombëtar në atë pjesë të vendit për të ofruar siguri për krejt qytetarët”, tha ai.

Waitz ka kujtuar edhe sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai shprehet kritik që Serbia nuk ndërmori masa ndaj atyre që ishin përgjegjës për aktin terrorist.

“Para sulmit në Ibër-Lepenc e kemi parë shumë qartë se çfarë ndodhi në Banjskë. Është për keqardhje që Serbia nuk po ndërmerr asgjë për t’i dënuar përgjegjësit e sulmit të 24-shtatorit. Pushteti në Serbi jo vetëm që nuk po i dënon përgjegjësit por përkundrazi po i mbron ata. Qëllimi në Banjskë ishte që të shpërthente një luftë civile por fatmirësisht u evitua”, deklaroi Waitz.

Gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, tha se sipas, AKI-së, prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia./teve1.info/

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 19/12/2024 19/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?