KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e cilëson “Let`s Talk 2024” si hapësirë për zëra ndryshe
Lajme

Kurti e cilëson “Let`s Talk 2024” si hapësirë për zëra ndryshe

Kosova News
Kosova News 23:20 -16/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti sot mori pjesë në edicionin e katërt të “Let’s Talk 2024”, organizuar nga “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, ngjarje që shërben si një platformë ku figura të shquara ndajnë histori, ide dhe përvoja për të adresuar sfidat sociale dhe për të promovuar ndryshime pozitive në komunitete dhe më gjerë.

Për bashkëbisedimin, kryeministri Kurti, tha është mënyra më e mirë për të sfiduar vetën, përveç se për të mësuar gjëra të reja, dhe për të krijuar lidhje mes njerëzve. Madje, sipas tij, sot interneti ka mundësuar që nga shtëpitë të hymë në bashkëbisedime dhe në lidhje me një varg idesh e zërash global. 

“Tani me lidhjen e internetit, brezgjerë e në çdo fshat e qytet të Kosovës, qytetarët e Kosovës mund të flasin lehtë brenda një mbrëmje me më shumë ideatorë e vizionarë, shkencëtarë, filozofë, aktivistë, ndërmarrës dhe krijues sesa mund të jenë grumbulluar ndonjëherë në salloniere gjatë jetës së saj në Paris të shekullit XVIII”, citohet Kurti në komunikatën e Kryeministrisë.

Në anën tjetër, përveç mundësive të shumta që platformat online kanë krijuar, ai nënvizoi edhe sfidat e reja.

“Kanë krijuar edhe dhoma të jehonës – ose echo chambers – ku dëgjojmë vetëm ato zëra që pajtohen me njëri-tjetrin. Shpeshherë kanë krijuar polarizim, margjinalizim, hapësirë më të madhe për gjuhën e urrejtjes, e madje edhe keqkuptime e paragjykime”, tha kryeministri duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejt dhe të hapur.

“Let’s Talk 2024” është ngjarje unike që synon të krijojë një hapësirë kuptimplotë për dialog, frymëzim dhe veprim.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 16/12/2024 16/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?