KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj: Punësim dhe akses për personat me aftësi të kufizuara
Lajme

Begaj: Punësim dhe akses për personat me aftësi të kufizuara

Kosova News
Kosova News 14:09 -03/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar, Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë hapi dyert për të mirëpritur personat me aftësi të veçanta, si dhe organizatat dhe aktivistët që punojnë për respektimin e të drejtave të tyre.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndau me të ftuarit përjetime nga takimet e tij në bashki të ndryshme të vendit në kontekstin e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara nga shoqëria shqiptare, deri tek institucionet përgjegjëse.

Presidenti Begaj veçoi Bashkinë e Vaut të Dejës, ku numri i këtyre personave është i lartë dhe shoqëria ka probleme në pranimin e zëshëm të tyre, Bashkinë e Roskovecit, ku prindërit investohen fort e punojnë me fëmijët me ndihmën e qendrës së vogël të bashkisë, si dhe Institutin e Personave që nuk shohin e dëgjojnë, ku punohet shumë fort me aftësitë e veçanta të fëmijëve, sidomos në art.

“Aftësia e kufizuar nuk është thjesht çështje e shëndetit publik, është çështje që lidhet me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin shoqëror”, – theksoi Presidenti i Republikës. Duke nënvizuar progresin me kuadrin ligjor, Presidenti Begaj u shpreh se puna nuk duhet të ndalet këtu:  “Ne kemi përgjegjësi të përbashkët për ta çuar më tej këtë mision, duke fokusuar përpjekjet tona në disa drejtime kyçe. Punësimi nuk është thjesht një mundësi ekonomike, është një çelës për dinjitetin dhe pavarësinë e çdo individi. Aksesueshmëria është një tjetër aspekt që duhet përmirësuar. Nga infrastruktura fizike, tek informacioni dhe komunikimi, duhet të sigurojmë që çdo individ të ketë akses të plotë dhe të barabartë në hapësirat publike. Kjo është e drejtë themelore, jo luks. Gjithashtu, ne duhet të ndërtojmë parakushtet e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësinë të jetojnë në mënyrë të pavarur, sipas zgjedhjeve dhe prioriteteve të tyre”.

Presidenti i Republikës përgëzoi në mënyrë të veçantë donatorët e huaj që mbështesin integrimin në shoqëri të personave me aftësi të kufizuar, si: Ambasadën Amerikane në Tiranë, projektet e USAID dhe ato të Bashkimit Evropian.

Një mesazh të posaçëm Presidenti i Republikës përcolli për të gjitha organizatat dhe familjet që kontribuojnë për personat me aftësi të kufizuara: “Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës. Misioni juaj për të mbështetur dhe fuqizuar komunitete të tilla është themelor për ndërtimin e një Shqipërie më të fortë e më gjithëpërfshirëse. 

Në përpjekjet për të konsoliduar një kulturë më gjithëpërfshirës ndaj personave me aftësi të kufizuara, për të ofruar shërbimet e duhura mbështetëse në zbatim të detyrimeve ligjore për fëmijët dhe të rriturit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se do të jetë krah veprimtarëve që kanë këtë mision të tillë: “Si President, unë angazhohem për të mbështetur një zbatim më të mirë të politikave që promovojnë barazinë dhe aksesueshmërinë.  Gjithashtu, ftoj çdo institucion dhe çdo qytetar të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje”.

Duke u ndalur te fëmijët me aftësi të veçanta, Presidenti Begaj u shpreh se ata kanë nevojë për shërbime të personalizuara, mbështetje edukative, terapi zhvillimi dhe burime që iu mundësojnë një jetë sa më të përmbushur.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti i Republikës u njoh me programet e organizatave dhe të aktivistëve që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuar, si edhe ndoqi pjesët e interpretuara nga artistë me aftësi të veçanta/ rtsh

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 03/12/2024 03/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?