Aktori I njohur Çun Lajçi ka kritikuar ashpër deputetin e PDK-së dh eish komandantin e Koshares Hisen Berisha pas deklaratës së këtij të fundit dje në kuvend ku tha se ” Kurti ishte në koordinim me Vuçiqin për eksplozivin në kanalin Ibër-Lepënc”.
Lajçi i është drejtuar deputetit të PDK-së duke thënë se bashkë me krerët e opozitës Ramush Haradinaj e Lumir Abdixhiku po hedhin akuza të rënda dhe të pabaza ndaj kryeministrit Kurti duke tentuar ta rrënojnë “urën” që s’po mund ta kalojnë.
“Ç’është kjo urrejtje ndaj Qeverisë nga e cila paguhesh majm, çdo muaj? Ç’janë këto fjalë të pa matura?
Nëse Kurti i paska paguar njerëzit që ta minojnë Kanalin për vota, dhe nëse ti i ke faktet, pse nuk shkon në AKI po flet si i tërbuar sa herë t’afrohen kamerat! A e kuptoni ju fjalën “tradhëti ndaj atdheut”!? A e dini se për këtë fjalë dikur ekzekutoheshin njerëzit? Vallë, mos duhet ta vrasim Kryeministrin për këtë tradhëti?”
Lajçi ka thënë se deputeti Berisha është më mirë t’i blej librat e tij se sa që po bën thirrje për vllavrasje e që kjo i shkon për shtati vetëm Serbisë ndërsa ai po flet marrina vetëm për të ardhur në pushtet si Ramushi
“Hisen, më mirë ta bleje një libër nga unë, atë ditë kur me takove në Shesh, se sa të trumpetosh për vllavrasje. Kjo i bën mirë vetëm Vuçiqit, por Kosovën e prenë n’fyt! Na prenë edhe neve Hisen, që mundohemi t’bëjmë punë t’mira, por e prenë edhe atë këmbën tënde mbi gurin e kufirit të dikurshëm!
Eh! Tani e tutje do ta kujtoj vetëm atë Hisenin me këmbë mbi gurin e përmbysur të kufirit pranë ushtarit të vrarë serb, por jo Hisenin që flet marrina për t’ardhur n’pushtet, si Ramushi! ” ka shkruar Lajçi
Më poshtë statusi I plotë:
Pak edhe për ty Hisen!
Ende me përfytyrohet këmba jote mbi gurin e zhbimë n’kufirin Shqiptarë. M’kujtohet edhe një coftinë serbe, mbase kishte edhe më shumë! Ti i qeshur, triumfator, flisje për lirinë!
Hise Berisha, t’kam dashtë aq shumë sa trimërinë tënde jam munduar të ta qëndis me vargje; – “Fryjë moj erë e Kosharës, shkunde dheun nga eshtëtrat tonë…” sa herë m’ke thirrë n’përvjetorin e vdekjeve të shokëve n’Koshare, dhe kurrë kafen s’ta kam pi, se nuk kam dashtë t’paguhem për vargjet kushtuar dëshmorëve. E din ti sa herë kam recitua për Brigadën tëndë, për Agimin, Salihun, Ty e Rrustemin, atje, mes varreve e luleve, dathur me këmishën e shkyeme!
Tani m’thuaj ç’është kjo urrejtje ndaj Qeverisë nga e cila paguhesh majm, çdo muaj? Ç’janë këto fjalë të pa matura; ” Kurti ishte në koordinim me Vuçiqin për eksplozivin në kanalin Ibër-Lepënc”!
Berishë, nëse Kurti i paska paguar njerëzit që ta minojnë Kanalin për vota, dhe nëse ti i ke faktet, pse nuk shkon në AKI po flet si i tërbuar sa herë t’afrohen kamerat! A e kuptoni ju fjalën “tradhëti ndaj atdheut”!? A e dini se për këtë fjalë dikur ekzekutoheshin njerëzit? Vallë, mos duhet ta vrasim Kryeministrin për këtë tradhëti? – se Ti po e quen si të tillë, Ramushi po e quen si të tillë, Abdixhiku do ti mbështes pohimet tuaja vetëm e vetëm që ta rrenoni “urën” që s’po mund ta kaloni!
Hisen, më mirë ta bleje një libër nga unë, atë ditë kur me takove në Shesh, se sa të trumpetosh për vllavrasje. Kjo i bën mirë vetëm Vuçiqit, por Kosovën e prenë n’fyt! Na prenë edhe neve Hisen, që mundohemi t’bëjmë punë t’mira, por e prenë edhe atë këmbën tënde mbi gurin e kufirit të dikurshëm!
Eh! Tani e tutje do ta kujtoj vetëm atë Hisenin me këmbë mbi gurin e përmbysur të kufirit pranë ushtarit të vrarë serb, por jo Hisenin që flet marrina për t’ardhur n’pushtet, si Ramushi!
03.12.2024


