KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Prokuroria duhet të zbardhë rastin e Astrit Deharit
Lajme

Kryeministri Kurti: Prokuroria duhet të zbardhë rastin e Astrit Deharit

Kosova News
Kosova News 19:22 -02/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë edhe prokurorinë dhe gjyqësinë. Prokuroria duhet të zbardhë rastin e shokut tonë, të mbytur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016, Astrit Deharit, ka thënë krryeministri Kurti. Sipas tij, Prokuroria nuk është reformuar

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se qeveria ka ndryshuar katër vjet më parë, por njerëzit kryesor në Këshillin Prokurorial dhe Gjykatën Kushtetuese janë ende të njëjtë.

Kreu qeveritar sërish përmendi mungesën e daljes në zgjedhje të njerëzve që udhëheqin sistemin e drejtësisë.

Krahas kësaj, ai nënvizoi se sistemi i drejtësisë s’po dëshiron të reformohet.

“Qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë dhe gjyqësinë. Prokuroria duhet të zbardhë rastin e shokut tonë, të mbytur në burgun e Prizrenit me 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Prokuroria nuk është reformuar. Ne vitin e ardhshëm i bëjmë 4 vjet qeverisje, por KPK-ja është e njëjta. Aty në krye edhe më tutje me ndikim dhe funksion është Blerim Isufaj, i cili vrasjen e Dino Asanaj e shndërroi në vetëvrasje dhe vetëvrasjen e Ismet Sopës e shndërrojë në vrasje. Ky është problemi të nderuar deputetë….Edhe në krye të Gjykatës Kushtetuese edhe në krye të Prokurorisë së shtetit kemi njerëzit e njëjtë, pasi ata s’po dalin në zgjedhje në popull pasi ish marr vesh çka mendon populli për ta. Prandaj ka këtë ngecje. Edhe iniciativa për reformimin e sistemit të drejtësisë po përfundojnë në sistemin e drejtësisë i cili s’po dëshiron të reformohet”, tha Kurti.

Kreu qeveritar para deputetëve foli edhe për situatën në veri dhe sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai tha se bandat kriminale e kanë humbur veriun, prandaj po bëjnë sulme të tilla terroriste.

“Kur ka qenë komandanti serb i policisë që marrke rrogën edhe Prishtinë dhe Beograd, pse me gju granatën e dorës. Ai po e gjuan granatën e dorës tash se s’është aty. Pikërisht pse e kanë humbur veriun po i bëjnë këto sulme terroriste”, tha ai.

Në anën tjetër, kreu qeveritar kritikoi deputetët opozitarë për mungesë interesimi për seancën e thirrur nga ta për katër vjet qeverisje.

Sipas tij, liderët opozitarë i preferojnë studiot televizive të oligarkëve, unë shtëpinë e popullit e të Kuvendit.

“Sonte kur po raporton kryeministri, jo me vullnetin e tij por me obligimin e opozitës janë vetëm shtatë deputetë. A dini çfarë asnjëri prej tre kryetarëve të partive politike s’ka qenë sot. Jo vetëm sot por edhe kur e kemi diskutu buxhetin s’ka qenë asnjëri prej tyre me 21 nëntor sivjet. Si vjet që mund të thuhet se tre kryetarët e partitive opozitare që dalin në fushatë dhe vitin e ardhshëm janë zgjedhjet dhe kur vjen puna qoftë për buxhetin, apo raportimin katërvjecarë në parlament s’është asnjëri këtu. Por ne kemi një dallim themelor me kolegët e mi të kryetarëve të partive politike. Ata më shumë i përfitojnë studiot televizive të oligarkëve. A unë shtëpinë e popullit të Kuvendit. Ky është dallimi”, theksoi Kurti.

Sipas tij, pritjet e opozitës ndaj qeverisë janë të larta, andaj për t’i përfunduar të gjitha projektet nevojitet edhe një mandat.

“Pritjet e opozitës kanë qenë më të mëdha se të mazhoranës. Ne dëshirojmë shumë më shumë, por bash shpejt siç po doni ju s’po mundemi me mbërri, prandaj na nevojitet edhe një mandat”, përfundoi Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Kosova News 02/12/2024 02/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?