KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paraqiten 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës
Lajme

Paraqiten 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës

Kosova News
Kosova News 18:54 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm gjatë muajit të fundit në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës janë paraqitur 11 raste të reja të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e kësaj qendre Feride Rushiti në RTK.

Tutje Rushiti ka treguar se që nga momentit kur ka filluar Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës kanë aplikuar rreth 2150 veta, numër ky sipas saj që flet ende për stigmën prezente, qoftë në familje, qoftë në komunitet për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

“Institucionet  e vendit duhet të punojnë më shumë në vetëdijesim familjar dhe në përkrahje familjare pasi ka shumë gra e burra që ende në heshtje  vuajnë, i bartin pasojat e luftës, por nuk e kanë guximin nga mënyra se si mund të paragjykohen”, tha ajo.

Rushiti tha se aplikimi si proces i ri për Kosovën i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë sfidat e veta.

“Fillimisht ka qenë një numër i madh i grave dhe burrave që kanë qenë të përgatitur për vite të tëra pasi aplikimi ka filluar në shkurt 2018 rreth, 20 vjet pas luftës, dhe ka pasur numër të madh, dhe kjo ka paraqitur vështirësi për Komisionin Qeveritar për t’i shqyrtuar këto aplikacione në kohë dhe ka pasur vonesa të caktuara. Edhe kohëve të fundit kemi disa vonesa”, tregoi ajo.

“Gratë dhe burrat e kanë të vështirë. Nuk është e lehtë që 25 vjet me radhë të mbash një sekret në vetvete e pastaj të shkosh pranë komisionit të flasësh e t’i rikujtosh ngjarjet traumatike dhe kjo nganjëherë perceptohet si traumatizim për të mbijetuarit e dhunë seksuale të luftës edhe pse bashkë me ta janë edhe psikologët, por që nganjëherë kjo paraqet vështirësi  të ballafaqohen me trupën e komisionit që i merr në shqyrtim rastet e që edhe njëherë ta ndajnë historinë traumatike”, tha ajo.

Rushiti në “Info Plus” se shpreson që raporti i Avokatit të Popullit të ketë edhe veprime tutje e të mos mbetet vetëm si një raport, sipas saj siç mbetet zakonisht në Kosovë.

“Të shtyhen më tutje këto rekomandime. Është koha të reflektohet njëherë mirë e mbarë dhe të shihet se çfarë mund të bëhet që procesi të jetë më i lehtë për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës.

Rushiti tha se secila e mbijetuar është rast unik e që stigma, paragjykimi e frika mos po zbulohen ka mbizotëruar te secila.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?