KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci informon opinionin mbi përfituesit e subvencioneve dhe të granteve: Në asnjë rast të vetëm nuk kam ushtruar asnjë ndikim dhe asnjë intervenim
Lajme

Peci informon opinionin mbi përfituesit e subvencioneve dhe të granteve: Në asnjë rast të vetëm nuk kam ushtruar asnjë ndikim dhe asnjë intervenim

Kosova News
Kosova News 20:59 -18/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook. Peci tha ditëve të fundit ka qenë cak i sulmeve dhe shpifjeve nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Sipas tij, ato janë shoqëruar edhe me anë lajmeve te rreme, linçimeve, e ofendimeve të sinkronizuara nga disa zhurmues që thirren në emër të qytetarëve dhe fjalës së lirë.

Ai ka shpjeguar gjerësisht procesin e aplikimit për subvencionim të bujqve me grante.

Madje i pari i MBPZHR-së e ka shpjeguar edhe situatën ku dyshohen se janë përfshirë edhe familjarë të deputetës së VV-së, Fitore Pacolli.

Sqarimin e bëri përmes një videoje të publikuar në Facebook.

 “Dëshiroj të informojmë opinionin e gjërë, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe etike, se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve e mbi 1000 përfitues të granteve, në asnjë rast të vetëm, nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim”, tha Peci.

“Për qartësim të opinionit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka mandat vlerësimin e granteve dhe subvencioneve. Ministri e stafi i tij, nuk kanë qasje në këtë proces”, theksoi ai.

“Që nga aplikimi në formë elektronike në web faqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e deri tek përfundimi i kontrollit administrativ dhe shpalljes së përfituesve, ekziston Trupa Vlerësuese/Miratuese e cila ka për detyrë që të sigurohet nëse projektet janë të hartuara në bazë të kritereve dhe dokumenteve të përcaktuara me program dhe udhëzim administrativ”, shtoi ai.

“Rreth pretendimit se një familjar i një deputeteje është përfites i grantit dhe pretendimit se vetëm 4 ditë para përfitimit të grantit ka hapur biznes më lejoni që t’iu qartësoj reformën që kemi ndërmarrë. Me qëllim të formalizimit ne bujqësi, çdo individ që është përfitues në vlerë më të larte se 30,000 €, para nënshkrimit të kontratës me AZHB-në, duhet t’i regjistrojnë veprimtarinë e tyre si biznes dhe investimet/shpenzimet e zbatimit të projektit duhet të faturohen në emër të biznesit.Në dy programet e fundit për zhvillim rural 351 raste të tilla, ndërmarrje të reja të regjistruara. Ndërsa rreth pretendimit se projekti i perfituar nuk është realizuar, ju informojmë se afati për implementimin e projekteve të tilla zgjat 12 muaj”, u shpreh numri një i MBPZHR-së.

Gjithashtu lexoni:

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Kosova News 18/11/2024 18/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?