KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Lufta hibride kundër Qeverisë dhe shtetit tonë është intensifikuar si asnjëherë më parë
Lajme

Kurti: Lufta hibride kundër Qeverisë dhe shtetit tonë është intensifikuar si asnjëherë më parë

Kosova News
Kosova News 20:22 -17/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një video, ka reaguar ndaj kritikave dhe polemikave të ngritura në lidhje me përdorimin e doracakëve ndihmës për mësimdhënësit në sistemin arsimor, duke i cilësuar ato si një fushatë propaganduese dhe përpjekje për krijimin e kauzave të paqena.

Në deklaratën e tij në Facebook, Kurti ka sqaruar se doracakët në fjalë asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë, as tekste shkollore, as lëndë obligative, as tekst obligativ apo tekst për nxënës. Në fund e kuptuam që po i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023.

Duke theksuar angazhimet e qeverisë për familjen dhe fëmijët, Kurti ka përmendur një sërë politikash që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe edukimit.

“Përderisa ata bëjnë politikë me fëmijë dhe familje, ne kemi bërë politika për fëmijët dhe familjen. Fëmijëve po u ndajmë shtesa për herë të parë që prej pasluftës. Nënave lehona gjithashtu. Kemi krijuar masën e punësimit “Qeveria për Familjet”. Kemi krijuar programet “Sporti në shkolla”, “Arti në Shkolla”, “Drejt Malit” përmes së cilave po e pasurojmë përvojën shkollore për nxënësit dhe po kujdesemi për shëndetin e tyre fizik dhe kreativitetin e tyre artistik. I kemi subvencionuar materialet shkollore për nxënës. Për herë të parë kemi bërë rishikimin dhe përmirësimin e teksteve mësimore për lëndët e Gjuhës Shqipe dhe Matematikës për klasat I-IX. Fëmijëve me nevoja të veçanta po u ofrojmë asistentë. Për fëmijët pa kujdes prindëror i kemi rritur pagesat e rregullta mujore. Me ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, për herë të parë po e mundësojmë strehimin familjar për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 26-vjeçare. Shumica dërrmuese e këtyre politikave nuk kanë ekzistuar më parë”, ka thënë ai.

Lidhur me shqetësimet e ngritura nga prindërit dhe individët, Kurti ka falënderuar ata që kanë shprehur vërejtjet e tyre me sinqeritet dhe ka njoftuar se Ministria e Arsimit ka marrë vendim për largimin e doracakëve nga përdorimi dhe rishikimin e tyre në bashkëpunim me palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës.

“Kjo fushatë propaganduese është një shembull i luftës hibride kundër qeverisë dhe shtetit tonë. Ne inkurajojmë qytetarët të verifikojnë informacionet dhe të mbështeten në institucionet shtetërore për të dhëna të sakta”, ka përfunduar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Kosova News 17/11/2024 17/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
10:56 -15/06/2026
Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut
10:39 -15/06/2026
Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
10:17 -15/06/2026
QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?