KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia: Inevestimet që po i bëjmë tash, e s’janë bërë për dekada, do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e të gjitha të gjeturave në Raportin e Progresit
Shëndetësi

Vitia: Inevestimet që po i bëjmë tash, e s’janë bërë për dekada, do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e të gjitha të gjeturave në Raportin e Progresit

Kosova News
Kosova News 11:59 -14/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Në Raportin e progresit për Kosovën, që u publikua së fundi konstatohet se cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë, vazhdon të mbetet shqetësuese.

Pabarazitë, jetëgjatësia dhe vdekshmëria e foshnjave, shpenzimet e larta të qytetarëve, zbatimi jo i plotë i Ligjit për kontrollin e duhanit, blerjet jostrategjike, mospërputhja e disa ligjeve me acquis të BE-së, shitja e barnave pa recetë, janë disa prej problemeve në shëndetësinë publike në Kosovë, që Komisioni Europian i ka konstatuar në këtë raport.

Sipas këtij raporti jetëgjatësia në lindje është cilësuar sërish si më e ulëta në rajon. Ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve si më e larta në rajon.

Në raport po ashtu është thënë se blerjet  jostrategjike, kanë rezultuar në joefikasitet të konsiderueshëm dhe rezultate të dobëta shëndetësore.

Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve vlerësohen të variojnë mes 30 deri në 40 për qind, që konsiderohen shumë të larta. Në këto shpenzime thuhet se kontribuar mos rregullimi i duhur i financimit shëndetësor.

Por ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë të gjitha këto inevestime që po bëhen tani në shëndetësi, e të cilat nuk janë bërë me dekada, do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e të gjitha të gjeturave në Raportin e Progresit.

“Raporti i progresit i ka konstatuar kushte jo adekuate, infrastrukturë jo adekuate, trajnime jo adekuate dhe nganjëherë dhe aparatura jo adekuate. Prandaj kur përmendet për pjesën e vdekshmërisë së fëmijëve kamkënaqësinë ta konfirmojë që deri në fund të këtij viti, do të fillojë dhe skriningu neonatal, një komponentë jashtëzakonisht e rëndësishme për detektimin e hershëm të sëmundshmërisë tek foshnjet. Por në anën tjetër në kujdesin parësor shendetësor kemi filluar procesin për vizitat në shtëpi për nënat dhe fëmijët, e cila për dy vite akoma nuk janë bër dy vite janë bërë mbi 130 mijë vizita për nënat dhe fëmijet,  ku përveç komponentës së vizitave mjekësore është dhe komponenta edukative për nënat e reja. Të gjitha këto inevestime që po i bëjmë tash, e nuk janë bërë për dekada,  do të ndikojnë dukshëmnë përmirësimin e të gjitha të gjeturave në Raportin e Progresit”, ka thënë Vitia.

Ai ka përmendur dhe vaksinat e shërbimet, të cilat tashmë  janë në dispozicion për pacientët, e të cilat nuk kanë qenë më herët.

 “Tash kemi vaksinen e re te rotavirozës. Një pjesë e madhe e grave dhe vajzave, kanë pasur problem me Human Papilloma Virus dhe se kemi pasur numër jashtëzakonisht të lartë të rasteve me kancer të qafës së mitres dhe ajo eshtë siguruar. Është siguruar dhe vaksina e pneomokokut. Intervenimet tona janë të shumë anshme, preventivë, me vaksinim. Kujdes i veçantë me detektim me skriningun neonatal. Kujdes i vazhdueshëm me vizitat në shtëpi dhe investime për trajtime siç e keni parë në Kliniken e Gjinekologjisë. Pjesa tjetër do të vazhdojë dhe vitin tjetër”, tha vitia.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 14/11/2024 14/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?