KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në Këshillin e Evropës
Lajme

Deputeti finlandez: Do ta mbështesim Kosovën për në Këshillin e Evropës

Kosova News
Kosova News 22:31 -27/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se shteti i tij do të vazhdoj ta mbështes Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ai shpreson që gjatë vitit të ardhshëm të përfundoj me sukses ky proces për Kosovën.

Në fillim të këtij viti, Kosova dështoi të anëtarësohej në Këshillin e Evropës.

Shkak për këtë ishte kushtëzimi për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe nga partnerët ndërkombëtar.

I zhgënjyer me faktin që Kosova nuk arriti ta sigurojë mbështetjen e shumicës në Komitetin e Ministrave po shprehet Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen.

Diplomati finlandez tha se shteti i tij me aq fuqi sa ka, e ka mbështetur Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

Ai pret që pas zgjedhjeve nacionale Kosova të futet në agjendën e Komitetit të Ministrave, mirëpo ai nënvizon se gjatë kësaj periudhe duhet të ketë progres në dialog me Serbinë.

“Finlanda do ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Evropës. Ne e kemi përkrahur Kosovën për tu anëtarësuar edhe në Këshillin e Evropës, sepse para hyrjes në Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të anëtarësoheni fillimisht në këtë organizatë. Gjatë një periudhe u duk se u krijua një momentum i mirë që Kosova të anëtarësohej në Këshill por në Komunitetin e Ministrave nuk pati mjaftueshëm mbështetje. Pas zgjedhjeve në Kosovë që po shpresoj se do të shkojnë mirë, besoj se do të riktheheni në agjendë. Mbështetjen time do ta keni në këtë proces”, thotë Kiljunen.

Politikani finlandez vlerëson se është në interesin e komunitetit serb që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se këtë gjë ua ka shpjeguar edhe të tjerëve kur ka kërkuar mbështetje për shtetin më të ri në Evropë.

“Duhet ta kuptojmë të gjithë se fokusi është më shumë tek qytetarët sesa tek shtetet. Me anëtarësim ne Këshillin e Evropës, përfitues do të ishin qytetarët e Kosovës, veçanërisht komunitetet. Ju do të keni qasje ne Gjykatën Evropiane dhe të gjitha mekanizmat e tjerë për të drejtat e njeriut. Prandaj them qytetarët serbë brenda Kosovës do të përfitonin jashtëzakonisht shumë sepse nëse ata thonë se po u bëhet ndonjë padrejtësi atëherë e kanë mundësinë për t’i adresuar problemet e tyre. Është me të vërtetë për keqardhje fakti që Kosova akoma nuk është anëtarësuar në Këshillin e Evropës”, shprehet deputeti finlandez.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Por vendet kryesore evropiane si Gjermania dhe Franca e kushtëzuan votimin me konkretizimin e hapave të parë drejt themelimit të Asociacionit. /Tëvë1

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin

Kosova News 27/10/2024 27/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?