KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i BERZH-it: Kosova ka potencial për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor
Ekonomi

Drejtori i BERZH-it: Kosova ka potencial për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor

Kosova News
Kosova News 10:50 -22/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergey Maslichenko, në një intervistë ka deklaruar se Kosova ka potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor.

Maslichenko ka thënë se rreth 70 deri në 80 për qind të projekteve që kjo organizatë mbështet në Kosovë, i takojnë sektorit privat në Kosovë.

“Mendoj se kemi bashkëpunim të mirë me Qeverinë dhe veçanërisht me sektorin privat. Kam takuar disa ndërmarrës dhe kam vizituar disa kompani dhe, mendoj se është impresionuese sesi bizneset private operojnë këtu dhe shumica e projekteve 70 deri në 80 për qind i takojnë sektorit privat në Kosovë. Me Qeverinë kemi një apo dy projekte brenda secilit vit, mirëpo mund të kemi edhe më shumë. Mendoj se Kosovës i nevojiten më shumë projekte, veçanërisht në infrastrukturë. BERZh është e lumtur që të ofrojnë më shumë të të holla dhe asistencë teknike për të përgatitur dhe implementuar këto projekte”, ka thënë Maslichenko.

Drejtori i BERZh-it shtoi se kanë mbështetur projekte në sektorin energjetik, në Telekomin e Kosovës, si dhe ndërmarrje të tjera publike.

“Në shkurt të këtij viti ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit bashkë me kryeministrin në Londër, në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor dhe ne kemi vlerësuar investimet në katër vitet e ardhshme me rreth katër milion kryesisht në infrastrukturë, që është në energji, transport. Pra, aktualisht jemi duke zhvilluar disa projekte por duhet të presim për planin e trajtimit dhe efiçiencën energjetike të ndërtesave publike me Fondin Energjetik të Efiçiencës të Kosovës, mirëpo plani është të bëjmë më shumë projekte dhe mund të bëjmë më shumë. Këtu ka autostrada, hekurudha, kemi projekte në sektorin energjetik me KEK-un dhe Telekomin e Kosovës dhe shumë ndërmarrje publike dhe me EBRD mund të bëjmë më shumë dhe  përpiqemi të gjejmë mënyrën për ta lartësuar bashkëpunimin me Qeverinë”, ka potencuar drejtori.

Maslichenko ka njoftuar se janë duke i implementuar disa projekte, por sipas tij ka vonesa në tenderim.

“Kemi disa projekte dhe implementimin e tyre, një është projekti për rrugët rajonale siç është rruga për në Gjilan dhe në Ferizaj i cili veçse është duke pasur progres të ngadaltë mirëpo kemi disa vonesa në tender por është ritenderuar kohët e fundit dhe shpresojmë të shohim rrugët e liruara për qarkullim, së paku për Ferizajn deri në vitin e ardhshëm. Sa i përket hekurudhave, kemi implementuar disa projekte me Infrakos-in për disa vite. Është implementuar rreth 50 për qind, por mendoj se Qeveria dhe ndërmarrjet publike duhet të prioritizojnë këtë projekt për të demonstruar progres dhe në mënyrë që të ndërtohen më shumë hekurudha, po flasim për hekurudha që lidhin veriun me jugun, por gjithashtu mund ta ndihmojmë Qeverinë të ndërtoj hekurudha nga lindja në perëndim”, ka thënë Maslichenko.

Ai ka thënë se Kosova ka të ardhme shumë të mirë dhe me potencial të madh për investime.Duke shtuar se kur Kosova ndërton projekte infrastrukturore, do të hapen më shumë mundësi për investime direkte nga të huajt.

“Mendoj se Kosova ka të ardhme shumë të mirë me potencial shumë të madh i cili duhet të jepet dhe mendoj se koha është kritike sepse mundësitë janë të larta. Shohim se Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina po investojnë më shumë dhe po avancohen shpejtë në vendet e tyre, pothuajse tre herë më shumë. Ato janë ekonomi pak a shumë të ngjashme dhe mendoj se Kosova dhe Qeveria duhet të prioritizojnë lansimin dhe dorëzimin e projekteve të mëdha. Në këtë çështje kur ndërton projekte infrastrukturore, hapen më shumë mundësi për investime direkte nga të huajt dhe që investitorët e huaj të vijnë këtu dhe potenciali do të vërehet, në të kundërtën do ketë vetëm diskutime rreth potencialit por ne si bankë dhe të gjithë investitorët trajtojnë vendin varësisht nga rezultatet dhe kjo është çka të gjithë do donim të shihnim më shumë”, tha ai. 

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kosova News 22/09/2024 22/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?