KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetarja e Preshevës thotë se vazhdimisht diskriminohet në kufi nga policia serbe, i reagon Vulinit
Lajme

Kryetarja e Preshevës thotë se vazhdimisht diskriminohet në kufi nga policia serbe, i reagon Vulinit

Kosova News
Kosova News 17:02 -28/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka pranuar hapur se ka krijuar “një listë të zezë” ku janë personat që konsiderohen të padëshiruar nga Qeveria e Serbisë. 

Sinani ka treguar se sa herë e kalon kufirin ndalohet nga policia kufitare serbe dhe mbahet me raste edhe deri në një orë, pa ndonjë arsye apo justifikim. Ajo ka thënë se trajtimi i tillë është i papranueshëm dhe është formë presioni dhe diskriminimi. 

“Si përfaqësuese e shqiptarëve në Preshevë dhe si kryetare e Preshevës, sa herë kaloj kufirin, ndalohem dhe mbahem pa asnjë arsye të justifikueshme, me raste edhe deri në një orë. Ky trajtim është i papranueshëm dhe është një formë e qartë presioni dhe diskriminimi. Tashmë zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pranuar hapur krijimin e një ‘liste të zezë – blacklist’ të individëve të konsideruar të padëshiruar nga qeveria serbe. Kjo listë jo publike, besohet se përfshin emra të atyre që kundërshtojnë politikat e qeverisë, veçanërisht në lidhje me pakicat etnike dhe disidentët politikë. Është e qartë që kjo nuk është një rastësi, por një përndjekje e orkestruar, e lidhur ngushtë me listën famëkeqe të Vulin, ku individë të padëshiruar për të dhe zëra të guximshëm për të drejtat e shqiptarëve gjenden në shënjestër të shtetit”, ka shkruar Sinani në Facebook. 

Ajo ka thënë se Vulin ka krijuar këtë listë për të frikësuar dhe heshtur ata që guxojnë të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve. 

“Por, asnjë formë presioni apo përndjekjeje nuk do të më ndalojë të vazhdoj punën time për të drejtat dhe dinjitetin e popullit tim. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të vazhduar”, ka shkruar Sinani. 

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Kosova News 28/08/2024 28/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?