KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
Lajme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve

KosovaNewss
KosovaNewss 19:54 -02/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar atë si institucionalizim të mohimit të krimeve të luftës dhe mbrojtje të pandëshkueshmërisë.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se përderisa Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura arkivat shtetërore dhe të fshehë provat për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nderimi i njësive ushtarake serbe nuk mund të konsiderohet përkujtim.

“Është institucionalizim i mohimit dhe mbrojtje e pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, e vërteta për krimet e luftës nuk mund të fshihet përmes medaljeve, nderimeve shtetërore apo rrëfimeve të rishkruara.

Organizata kërkon hapjen e arkivave ushtarake dhe policore të Beogradit, si dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, duke e cilësuar këtë si një detyrim të domosdoshëm.

OVL-UÇK thekson se Kosova do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe llogaridhënien për krimet e luftës, pa kompromis.

Gjithashtu lexoni:

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

Osmani: Serbia ende po e fsheh vendndodhjen e rreth 1.600 personave të zhdukur

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML

Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara

KosovaNewss 02/08/2026 02/08/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Elbasan
19:51 -02/08/2026
Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së
18:59 -02/08/2026
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës
18:45 -02/08/2026
Osmani: Serbia ende po e fsheh vendndodhjen e rreth 1.600 personave të zhdukur
18:42 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?