Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë të ditur se është bërë pranimi i donacionit të automjetit për zjarrëfikësit e kësaj komunë, nga partnerët gjermanë të Qarkut Unna.
Sipas kryetarit Aliu, ky automjet do të shërbejë në rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimit tonë lokal të zjarrfikësve, duke ndihmuar në mbrojtjen e Komunës tonë dhe reagimin më të shpejtë e më efektiv ndaj situatave emergjente të zjarreve.
Kryetari Aliu, ka falenderuar partnerët të Qarkut Unna për këtë mbështetje të jashtëzakonshme.
“Lajm i jashtëzakonshëm arritja dhe pranimi i automjetit të Zjarrfikësve – donacion nga partnerët gjermanë të Qarkut Unna, konkretisht nga vendbanimi Ëahlbach në Nordrhein Ëestfalen
Në prani të mikut të Shtimes dhe të gjithë kombit shqiptar, ish-deputetit të Kuvendit të NRË-së, z. Falk Heinrichs me vendlindje në Ëahlbach nga ku ka ardhur ky automjet, jemi të lumtur që pranuam tashmë edhe automjetin e zjarrfikësve si donacion nga miqtë dhe partnerët tanë të dashur nga Qarku Unna në Nordrhein Ëestfalen, në Gjermani. Ky automjet i ri dhe modern që nga sot do të luajë rol kyç në rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimit tonë lokal të zjarrfikësve, duke ndihmuar në mbrojtjen e Komunës tonë dhe reagimin më të shpejtë e më efektiv ndaj situatave emergjente të zjarreve.
Ky donacion është dëshmi e fortë e bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm që kemi ndërtuar me partnerët tanë gjermanë, sidomos nga vizita jonë e fundit në këtë rajon me takime të nivelit të lartë udhëheqës.
Falë këtij partneriteti, me ndihmën dhe përkushtimin e Qytetarit të Nderit të Shtimes, z. Hartmut Ganzke, MdL më parë patëm pranuar edhe një automjet për mbledhjen e mbeturinave, i cili rritë ndieshëm kapacitetin tonë për higjienë publike si dhe për menaxhim të mbeturinave.
Presim me padurim vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm me aletatët tanë nga Gjermania dhe kemi plane për projekte të tjera në fusha të ndryshme si sport, arsim, art dhe kulturë. Bashkëpunimi ynë me partnerët e Qarkut Unna është shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet kur punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët dhe për të mirën e banorëve tanë.
Faleminderit përzemërsisht e sinqerisht miqve tanë të Qarkut Unna për këtë mbështetje të jashtëzakonshme.
Zoti e bekoftë Komunën e Shtimes, Republikën e Kosovës, Republikën Federale të Gjermanisë dhe lidhjen e përhershme mes popujve tonë!
Vielen Dank !”, ka shkruar kryetari Aliu në një postim në facebook.


