KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KRM ‘Pastërtia’ në Ferizaj largon nga puna kryesindikalistin Mexhid Ramusa, arsyeja “greva e paligjshme”
Lajme

KRM ‘Pastërtia’ në Ferizaj largon nga puna kryesindikalistin Mexhid Ramusa, arsyeja “greva e paligjshme”

Kosova News
Kosova News 21:45 -14/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania Rajonale e Mbeturinave ‘Pastërtia’ në Ferizaj e ka shkëputur kontratën e punës me Mexhid Ramusën, i cili kishte pozitën ‘Kontroll Regjional i Terrenit’.

Në vendim thuhet se vendimi erdhi për shkak të “grevës së paligjshme”.

Punëtorët e KRM ‘Pastërtia’ disa herë kanë protestuar dhe mbajtur grevë duke shprehur pakënaqësitë e tyre për kushtet e punës, përfshirë edhe pagën.

Ramusa në disa protesta dhe greva u ka prirë punëtorëve si kryetar i Shoqatës Sindikale ‘Qëndresa’.

Në vendim thuhet se Ramusa si organizator i grevës nuk ka bërë kërkesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, nuk ka paralajmëruar grevën së paku 7 ditë para mbajtjes, nuk ka njoftuar punëdhënësin për arsyet dhe kërkesat e grevës si dhe ka ndërprerë tërësisht punën për 7 ditë duke mos u organizuar as minimumi i kërkuar me ligj.

Tutje thuhet se Ramusa si organizator i grevës ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve me përhapjen e ndonjë epidemie. Po ashtu, aty thuhet se Ramusa ka penguar punëtorët të dalin në punë.

Në vendim potencohet se ndalja e punës ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Sipas këtij dokumenti, greva ka zgjatur nga 22 deri 29 prill të këtij viti.

Vendimi për zgjidhjen e kontratës është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i KRM ‘Pastërtia’ më 13.08.2024, në të cilin thuhet se ankesë mund të parashtrohet në Inspektoratin e Punës brenda 8 ditëve.

Më 02.05.2024, Ramusës i ishte shqiptuar masa “largim i përkohshëm nga puna’.

Një kohë sisht, organizatori i grevë s, Mexhid Ramusën i cili ka thënë se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

“Po, edhe kallëzim penal do të bëj sepse unë jam person juridik, jam përfaqësues sindikate. Ata krejt në personale e kanë bërë vendimin”, ka thënë  Ramusa.

Gjithashtu lexoni:

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për bllokimin e regjistrimit të automjeteve të bizneseve

Prizreni shpallet “Qyteti Evropian i Sportit 2026”

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Ndryshimi i rregullores për sigurimin e automjeteve, mësohet kur hyn në fuqi

Kosova News 14/08/2024 14/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë
17:03 -30/06/2025
Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)
17:01 -30/06/2025
Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov
16:58 -30/06/2025
Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo
16:55 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?