KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Siguri

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:21 -22/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës njofton se pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rastet janë shënuar në Prishtinë, Çagllavicë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në Prishtinë një grua kosovare ka raportuar për një mosmarrëveshje me një burrë, i cili dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike. “Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe në Çagllavicë një grua ka raportuar se është sulmuar psiqikisht dhe fizikisht nga një burrë, për lidhjen e të cilëve nuk jepen detaje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar psiqikisht dhe fizikisht dhe i njëjti e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, në Pejë është raportuar për dhunë psiqike ndaj një gruaje, nga një burrë.

“Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake janë kontrolluar dy shtëpi që ndërlidhën me rastin, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Kurse, rasti tjetër është raportuar në Mitrovicë të Jugut.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, dy gra në Gjakovë kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

“I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raporti. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Kosova News 22/07/2024 22/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
08:55 -04/08/2026
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
08:50 -04/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?