KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 400 mijë kilogramë produkte ushqimore të asgjësuara për gjashtë muaj nga AUV-i
Siguri

Mbi 400 mijë kilogramë produkte ushqimore të asgjësuara për gjashtë muaj nga AUV-i

Kosova News
Kosova News 11:03 -30/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 400 mijë kilogramë produkte që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum janë asgjësuar me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka bërë të ditur Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion.

Thaçi ka thënë se krahas mungesës së kushteve për konsum, janë larguar edhe për shkak të mungesës së dokumentacionin e origjinës.

“Në planet nacionale, fokusin e kontrollit me inspektim në sezonin e verës e kemi në produktet që kërkojmë kushte të ruajtjes. Kemi pasur raste kur në produktet e caktuara të cilat janë hasur duke u ruajtur në kushte jo adekuate, menjëherë janë larguar nga tregu dhe janë asgjësuar dhe ndaj palës është iniciuar fletëparaqitje për gjykatë. Edhe këtë vit kemi pasur produkte që janë larguar, në disa raste arsyeja ka qenë ruajtje jo adekuate dhe sasia e përgjithshme e asgjësimit për këtë vit e kalon rreth 400 mijë kilogramë. Nuk është vetëm për shkak të kushteve të ruajtjes, por ka me lajmërimin e vet bizneseve për arsye të ndryshme, mungesë dokumentacioni, origjine të cilat kanë rezultuar se nuk është për konsumim”, ka thënë Thaçi.

Thaçi në këto temperatura të larta, ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes permanent në produktet ushqimore. Ai ka deklaruar se të gjitha produktet që janë në treg, janë të inspektuara dhe janë të sigurta për konsumim.

Tutje, Thaçi ka thënë se nuk ka ndonjë kategori të caktuar se çka duhet eliminuar në stinën e verës, mirëpo ka shtuar se të gjitha produktet që janë të ndjeshme duhet të ruhen në temperatura adekuate.

“Të gjitha ato që kërkojnë kushte të ruajtjes duhet të ruhen përderisa i kanë të shkruara kushtet e ruajtjes, nënkupton se jetëgjatësia e tyre është e vlefshme. Përderisa jemi autoritet qendror, secili produkt që është në treg është i sigurt sepse nëse s’do të ishte ai produkt i sigurt ne do ta largonim nga tregu, por gjithmonë gjatë regjimit apo dietës së ushqyerit gjithmonë konsumatorët duhet të ushtrojnë kujdes”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

Kosova News 30/06/2024 30/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?