KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Institucionet e drejtësisë marrin masa për lokalizim të Enver Sekiraqës
Siguri

Institucionet e drejtësisë marrin masa për lokalizim të Enver Sekiraqës

Kosova News
Kosova News 21:38 -29/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Enver Sekiraqa vazhdon të jetë i arratisur edhe pas më shumë se një muaj prej kur ndaj tij është shpallur aktgjykimi dënues i shkallës së parë me 25 vite burgim. Gjykata e Ministria e Drejtësisë thonë se e kanë kryer punën e tyre, përderisa juristë e ekspertë të sigurisë komentojnë rrethanat për këtë rast.

44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e sigurisë kanë dështuar ta lokalizojnë atë.

Ani se kanë marr masat e para, sikur gjykata edhe Ministria e Drejtësisë dhe policia, megjithëkëtë Sekiraqa vazhdon të mbes jashtë kontrollit të organeve të rendit.

Gjykata Themelore e Prishtinës e pyetur nga Dukagjini nëse ka kërkuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe për hapat e ndërmarr ka dhënë një përgjigje por pa detaje konkrete.

E kjo duket ka të bëjë me faktin që institucionet nuk po lëshohen në informacione sepse po e konsiderojnë çështjen konfidenciale, ashtu siç edhe ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë për televizionin.

Por, ka raste kur organet kanë bërë publike persona të kërkuar jo vetëm në vend por edhe ato përmes Interpolit, siç ishte rishtazi rasti i Milan Radoiçiqit që urdhërarresti ndërkombëtarë u konfirmua nga vet ministra të Qeverisë Kurti.

Megjithatë, një arsye pse urdhërarresti ndërkombëtar mund të mos jetë lëshuar akoma e jep eksperti i sigurisë, përderisa avokati bën me dije se kur do të plotësohen kushtet për të lëshuar një dokument të tillë.

“Policia e Kosovës ka mbledhur informacionet relevante, ka vepruar me njësitë e saja në terren, duke minimizuar mundësinë që Enver Sekiraqa të gjendet në territorin e Kosovës, dhe për këtë deri më tani nuk është lëshuar urdhërarresti”, ka deklaruar eksperti i sigurisë Drizan Shala.

“Gjykata për personin që pretendohet se është arratisur ka mundësi të lëshimit të fletarrestimit ndërkombëtar dhe një gjë e tillë ndodhë kur ai nuk gjendet në Kosovë dhe ka prova se ai person banon jashtë Kosovës, kërkesa i drejtohet organit kompetent përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë”, është shprehur avokati Meshari Selimaj.

Enver Sekiraqa u dënua me 3 maj për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza me 25 vjet burgim, por u la i lirë nga gjykatës Agim Kuçi, ndaj të cilit pastaj u nis procedurë disiplinore meqenëse kur Apeli e ktheu në paraburgim me 17 maj, ai u arratis.

Avokati i tij pretendon se u largua nga vendi kur nuk kishte asnjë masë sigurie ndaj tij por se Enver Sekiraqa nuk është në territor të Kosovës nuk u konfirmua asnjëherë. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 29/06/2024 29/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?