KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “E kam ditë që të dy kanë vdekë”, dëshmitari rrëfen për vrasjen e vëllait dhe mësuesit nga paramilitarët serbë
Siguri

“E kam ditë që të dy kanë vdekë”, dëshmitari rrëfen për vrasjen e vëllait dhe mësuesit nga paramilitarët serbë

Kosova News
Kosova News 16:38 -28/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjykimin për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviq, dëshmitari Ferat Morina, të premten ka rrëfyer për vrasjen e E.M. (vëllait të tij ) dhe A.G., (ish-mësuesit të tij), nga paramilitarët serbë gjatë vitit 1999.

“Krismat e para janë ni tek Krasniqt, atëherë kam shiku tek shpija jeme, e kam pa vëllaun tim E.M., me A.G., kanë vrapu në drejtim ka shpija ku isha unë, po krismat që kanë fillu E.M., u rrëzu i pari, A.G., u rrëzu i dyti. E kam ditë që dytë janë të vdekur”, deklaroi Morina.

Në ditën kritike më 7 maj 1999, kur ishte vrarë vëllai i tij, dëshmitari thotë se e kishte parë të akuzuarin Gjokoviq dhe me dy paramilitarë tjerë serbë nëpër tokat e tyre.

Dëshmitari Morina tha se të akuzuarin e kishte njohur edhe para lufte, por që nuk kishte pasur kontakte me të.

Mbrojtësi i të akuzuarit Millorad Gjokoviq, avokati Dejan Vasiq pati kundërshtime lidhur me deklarimin e dëshmitarit Morina, pasi që sipas tij, dëshmitari po konsultohej me shkresa tërë kohën.

“Në kuptimin që dëshmitari gjatë dëshmisë shfrytëzon materiale të gatshme, duhet t’ia dorëzojë gjykatës dhe mbrojtjes. Krijohet përshtypja që dëshmitari është i përgatitur nga ana e Prokurorisë dhe se deklarata e tij shkon në favor të Prokurorisë dhe jo në favor të së vërtetës”, tha avokati Vasiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, ia kërkoi dëshmitarit Morina shkresat për të bërë identifikimin dhe për t’i konstatuar në procesverbal.

Ndryshe, kur mbrojtja (Dejan Vasiq dhe Vasilije Arsiq), filluan t’i bënin pyetje dëshmitarit Morina, të njëjtit kërkuan që seanca e sotme të ndërpritet për shkak se iu duhej të përgatiten për shkresat e lëndës, të cilat dëshmitari i dorëzoi sot pranë gjykatës.

Këtë kërkesë nuk e kundërshtoi prokurori Ilir Morina, ndërsa e aprovoi gjykatësi Kurtaj.

Në seancën e sotme ishte e paraparë të dëgjoheshin edhe dy dëshmitarë të tjerë, Halit Gashi dhe Albina Krasniqi.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitomiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan  për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.

Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 28/06/2024 28/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?