Në Komunën e Dragashit reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në zona të ndryshme të komunës.
Shërbimet emergjente dhe patrullat policore nga Stacioni Policor i Dragashit raportohet se kanë reaguar menjëherë për të ndihmuar në menaxhimin e kësaj situate.
Disa fshatra raportojnë për gjendje alarmante, ku dëmet materiale janë të dukshme nga pamjet e publikuara në rrjete sociale.


