Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për kanosje, ku dy prej tyre në Prishtinë e tjetri në Lipjan.
Sipas raportit ditor të PK-së, i dyshuari shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi që ka kanosur një burrë me thikë.
“Është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Shqipërisë për arsye se kishte kanosur me thikë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtj”, thuhet në raport.
Rasti tjetër në Prishtinë, i dyshuari kosovar ka kanosur dy persona të tjerë për mosmarrëveshje pronësore.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Policia njoftoi se është arrestuar një i dyshuar në Lipjan, pasi që kanosi dhe fyiu një person tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe fyer viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.


