KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara nga institucionet, joefikas
Shëndetësi

ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara nga institucionet, joefikas

Kosova News
Kosova News 13:09 -21/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se menaxhimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale të kontraktuara nga institucionet publike nuk ishte efikas dhe në disa raste as efektiv e transparent. 

ZKA ka audituar performancën e institucioneve sa i përket efikasitetit dhe efektivitetit të kontraktimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale gjatë periudhës 2018-2022. Për blerjen e këtyre shërbimeve shëndetësore janë shpenzuar mbi 14.5 milionë euro, ku nga qeverisja lokale janë shpenzuar mbi 14 milionë ose 97% ndërsa nga qeverisja qendrore janë shpenzuar rreth 400 mijë euro ose 3%.

Rezultatet e auditimit kanë treguar se shërbimet shëndetësore dhe sociale shtesë ishin të nevojshme për t’u kontraktuar gjatë periudhës së pandemisë apo edhe për arsye të mosaprovimit të numrit të stafit shtesë si dhe rritjes së popullsisë në komunat e audituara si: Prizreni, Ferizaj, Fushë Kosova, Shtimja dhe Obiliqi. 

“Megjithatë ky proces është përcjellë me mangësi të shumta si: mosvlerësimi real i nevojave, përdorimi i procedurave të ndryshme pa një bazë të qëndrueshme se cila është procedura e duhur për këto shërbime, nënshkrimi i marrëveshjeve të drejtpërdrejta pa siguruar transparencë si dhe mos menaxhimi i kontratave, për rrjedhojë shërbimet shëndetësore nuk kanë arritur efikasitetin dhe efektivitetin e duhur”, thuhet në raportin e ZKA-së.

ZKA ka thënë se menaxhimi joefikas i shërbimeve të kontraktuara, ka rezultuar me mospërputhje mes sasive të kontraktuara dhe nevojave reale, duke çuar në një disproporcion në ofrimin e shërbimeve ndërmjet stafit të rregullt dhe atyre të angazhuar përmes Organizatës Joqeveritare Caritas Kosova.

Me mangësi është përcjellë edhe pjesa e menaxhimit dhe monitorimit për pranimin e shërbimeve të pritura.

“Auditimi evidentoi mangësi të konsiderueshme në praktikat e menaxhimit të kontratave, ku mungonin raportet e pavarura nga menaxherët e kontratave të emëruar nga komunat, duke e bërë të pamundur identifikimin e saktë të të gjitha shërbimeve të ofruara nga stafi i angazhuar përmes këtyre kontratave. Mos evidentimi i saktë i shërbimeve nuk ofron siguri që shërbimet e paguara janë pranuar”, thuhet më tej në raport.

Rezultatet e auditimit tregojnë se shërbimet shëndetësore të kontraktuara nuk ishin të koordinuara dhe transparente. 

“Mungesa e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal ka krijuar financim të dyfishtë të shërbimeve duke rezultuar në joefikasitet buxhetor”.

ZKA ka gjetur po ashtu mangësi në transparencë, si me mosverifikim të licencave të stafit shëndetësor, vlera të gabuara të parashikuara dhe kontraktimi me vlera të dyfishuara, si dhe raportimi i gabuar në Zyrën për Qeverisje të Mirë.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 21/06/2024 21/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?