Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Lipjan, pasi janë përleshur me njëri-tjetrin në një kafiteri.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, pesë nga të përfshirët kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lipjan / 17.06.2024 – 21:15. Janë arrestuar gjashtë meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


