Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Shefik Gerbovci, duke mos respektuar rekomandimet e Bankës Qëndrore të Kosovës dhe me konkurs të fshehtë e të kurdisur është përzgjedhur për tu bërë drejtor i BKS-së.
Por Gerbovci për tu bërë drejtor i BKS-së sipas ligjit duhet të marrë edhe miratimin e Bankës Qendrore të Kosovës.
E duket se Shefik Gerbovcit ky tentim për tu bërë drejtor po i dështon pasiqë institucionet e shtetit janë aktivizuar për të hetuar këtë skandal.
Sipas Burimeve të KosovaNews Policia e Krimeve Ekonomike ka filluar hetimet me urdhër te prokurorisë nën dyshimet për kurdisje të konkursit.
Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të BKS-së të mbajtur me 11 qershor Shefik Gërbovci u përzgjodh për tu bërë drejtor i BKS-së pa ndonjë konkurs apo thirrje publike.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda BKS-së anëtarët e Këshillit Administrativ të këtij institucioni kishin autorizuar një biznes që merret me rekrutimin e profesionistëve për nevoja të bizneseve për të bërë hapjen e konkursit.
Por burimet thonë se ky biznes nuk ka bërë ndonjë thirrje publike për drejtor të BKS-së por çdo gjë është bërë në mënyrë të fshehtë dhe aplikimi i kandidatëve është bërë shpejt e shpejt dhe formalisht sa për ta plotësuar numrin.
Më pas këshilli administrativ para dy ditësh ka përzgjedhur Shefik Gerbovcin për drejtor të BKS-së dhe e ka dërguar në BQK për miratim.
Të gjitha këto shkelje dhe kurdisje nga ana e BKS-së tashmë janë duke u hetuar nga organet shtetërore dhe duket se nuk do të ketë sukses tentimi i Gërbovcit për tu bërë drejtor i BKS-së me kurdisje të konkursit.


