Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin. Sipas kryeministrit, të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mbledhen nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Kurti tha se me Hetemin folën për raportin e parë gjashtëmujor të këtij procesi, të cilin i pari i qeverisë e tha se është i rëndësishëm për Kosovën, për të kaluarën e të ardhmen, por edhe për paqen e qëndrueshme.


