KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci takon drejtorët komunalë të Arsimit, i falënderon për punën dhe rezultatet e përbashkëta
Arsim

Nagavci takon drejtorët komunalë të Arsimit, i falënderon për punën dhe rezultatet e përbashkëta

Kosova News
Kosova News 18:41 -03/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në takimin me drejtorët komunalë të Arsimit. Në këtë takim janë diskutuar çështje të rëndësishme të arsimit në komuna si, legjislacioni i AAP-së, arsimi dual, arsimi për të rritur,  aplikimi për grante dhe bursa, kurrikulat dhe trajnimet, përfundimi i vitit shkollor dhe plani për regjistrim në vitin e ri shkollor 2024/2025, me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit të aktiviteteve për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Ministrja Nagavci në këtë takim ka falënderuar DKA-të për punën dhe rezultatet e përbashkëta të cilat janë arritur gjatë vitit të kaluar, si dhe për përgatitjet e duhura për vitin e ardhshëm. Nagavci ka thënë se, në Arsimin dhe Aftësimin Profesional gjatë dy viteve të fundit janë arritë  rezultate për të cilat jemi të vetëdijshëm se, stafi, nxënësit dhe komuniteti e vlerësojnë shumë.

Në lidhje me zbatimin e mësimit dual, i cili është duke u zbatuar në 12 profile, ministrja Nagavci inkurajoi DKA-të që në bashkëpunim me bizneset, të identifikojnë profile të reja, në të cilat mund të fillohet mësimi nga shtatori.

Nagavci ka folur edhe për mundësinë e përfitimit të fondeve nga programet e Erasmus Plus, për çka tha se, gjatë muajve në vijim,Zyra e BE-së në Kosovë do të organizojë takime informuese për mundësitë e përfitimit nga këto fonde, qoftë për lidhje të shkollave me vende të ndryshme, shkëmbime të profesorëve, nxënësve dhe aktivitete të tjera.

Gjatë diskutimit, ministrja ka kërkuar që vëmendje e shtuar t’i kushtohet Draftligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, i cili aktualisht është në dëgjim publik, në mënyrë që të adresohen të gjitha çështjet e rëndësishme.

Ministrja Nagavci po ashtu ka rikujtuar se në takimet e mëhershme me drejtorët komunal të arsimit, ishte ngritur si shqetësim çështja e punësimit të stafit, sidomos kur nevojat kanë qenë të paplanifikuara, me ç’rast bëri të ditur se tashmë është finalizuar Rregullroja për punësimin drejtorëve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla.

Ajo tha se, Rregullorja do t’iu prezantohet DKA-ve për diskutim, me qëllim që të arrihet në përfundim se janë përfshirë të gjitha nevojat që reflektojnë prej punës së përditshme në shkolla.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se, synohet të rishikohen dhe plotësohen edhe dy ligje të tjera, Ligji për Arsimin dhe Aftësimin e të Rriturve dhe Ligji për Kualifikimet Kombëtare.

Temë diskutimi në takim ishte edhe rëndësia e orientimit në karrierë, e cila nga viti i kaluar është rregulluar edhe me nxjerrjen e UA për nivelin 6-9 dhe punësimin e këshilltarëve të karrierës, në mënyrë që nxënësve t’u jepen orientimet me kohë, që pastaj kjo do të ndikojë në adresimin e sfidave që disa shkolla i kanë hasë në raport me sigurimin e nxënësve.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 03/05/2024 03/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?