KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti përkujton të vrarët në lagjen “Sofali” të Prishtinës
Lajme

Kryeministri Kurti përkujton të vrarët në lagjen “Sofali” të Prishtinës

Kosova News
Kosova News 19:12 -28/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen ‘’Sofali’’ të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta në Kosovë.

“Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të Serbisë, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999”, citohet kryeministri Kurti në njoftimin për media të ekzekutivit.

Ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të të rënëve, në këtë përvjetor, e thellë është edhe mirënjohja për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës.

“Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti, teksa kujtoi edhe homazhet e sotme që nisën me fillim të ditës, nga homazhet e viktimave të familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë, e më pastaj në Izbicë të Skenderajt.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë të vazhdojnë rrugëtimin me guxim dhe shpresë për të ardhmen. “Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, theksoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kosova News 28/03/2024 28/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?