Policia në Skënderaj mbrëmë ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit të saj ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike të llojit mariuhanë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Epopeja e Jasharajve” rreth orës 23 e 40 minuta.
“Gjatë kontrollit në automjet të të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës) të gjitha në peshë 14.4 gram i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë


